10 fakte që mund të mos i dini për Gjermaninë

– Ekziston një kukull Barbi e modeluar sipas Kancelares gjermane, Angela Merkel.
– Nëse pyesni një gjerman për orën dhe ai ju thotë se është ‘tre e gjysmë’ do të thotë se në fakt ora është dy e gjysmë kjo për shkak se gjermanët i numërojnë minutat për në orën tjetër në vend të orës aktuale.
– Trabant, emri që i është dhënë përgjigjes së Gjermanisë Lindore për Audin dhe Mercedes Benz, fjalë për fjalë do të thotë satelit. U vu si një kujtim për satelitin e parë – Sputnikun sovjetik, që shkoi në hapësirë në 1957.
– Rruga më e ngushtë në botë është në Reutlingen. Quhet ‘Spreuerhofstrasse’ dhe është 31 centimetra e gjerë në pikën më të ngushtë.
– Një fjalë shumë e gjatë me 65 shkronja që përfaqësonte ligjin e deleguar për monitorimin e etiketave të biftekut u hoq nga gjuha gjermane në vitin 2013. Pavarësisht kësaj ekzistojnë fjalë të tjera si sigurimi i automjetit që kanë 36 shkronja dhe e veja e një kapiteni anijeje me avull të Danubit që ka 49 shkronja.
– Zyra e Kancelarit në Berlin njihet nga vendasit si ‘lavatriçja’.
– Gjermania ka pasur shumë kryeqytete që nga Ahën, Regensburg, Frankfurt mbi Main, Nurembergu, Berlini, Vajmari, Boni dhe që nga 1990 Berlini përsëri.
– Ekziston një muze në Berlin i dedikuar një salsiçeje të veçantë derri të mbuluar me salcë pikante.
– Berlini është 10 herë më i madh se Parisi dhe ka më shumë ura se Venecia.
– Në Gjermani është e paligjshme të të mbarojë karburanti i makinës në autostrada.