10 fakte për jetë më të lumtur

Autori:Avdyl Pajaziti

Zbulimi i burimeve të inspirimit nga ku mund të merrni energji, është i rëndësishëm: ato ndërtojnë fusha të ndryshme për secilin nga ne, por ato mund të lidhin në të njëjtën mënyrë aftësinë tonë për të gjetur stimuj të rinj në nevojë të entuziazmit që kemi. Po, sepse një jetë pa stimuj është një ekzistencë gri.

1. Kultivoni kuriozitetet

Të ndenjurit të rinj do të thotë të jeni të aftë të kultivoni entuziazmin dhe të qëndroni të hapur në jetë. Kombinoni rastet jashtë rutinës së përditshme me kënaqësinë për të mësuar gjëra të reja: mësoni të mblidhni një lule, merrni në konsideratë recetën e një shoqeje/shoku, pranoni sfidën e një kursi etj. Këto janë mënyra të ndryshme për t’iu nxitur drejt eksperimenteve të reja.

2.Shihini ndryshimet si mundësi

Pasja e një objektivi është e rëndësishme për të kuptuar horizontin për të cilin kemi nevojë për të kënaqur nevojat tona. Gjithsesi, programimi i jetës pa fleksibilitet është i rrezikshëm. Nëse do të dini të mblidhni shpejt anën e paparashikueshme të gjërave, atëherë ju do të shkoni drejt rrugëve të reja dhe drejt zbulimeve të pabesueshme.

3.Pyeteni veten sinqerisht, çfarë ju bën të lumtur

Një fundjavë caktojeni të gjithën për veten për të bërë gjërat të cilat i donit aq shumë një herë e një kohë: rieksploroni vendet ose praktikoni sportet, ripërsërisni argëtimet që dikur mjaftonin për t’iu kthyer buzëqeshjen.

4.Braktisini rregullat dhe mbiorganizimin

Jetojmë në një shoqëri paksa të mbiorganizuar, e cila ka tendencë të lërë gjithnjë e më pak hapësirë për të papriturat dhe lirinë e imagjinatës. Por në të vërtetë, ju mund ta ndryshoni këtë situatë. Bëhet fjalë për të filluar të mendoni në mënyra të ndryshme. Për shembull, a e keni dashur gjithnjë fotografinë ose teatrin, por keni përfunduar të zgjidhni një punë tjetër me të cilën thjesht mund të mbaheni? Mendojeni kështu: falë profesionit tuaj, cilido qoftë ai, keni atë për të cilën keni nevojë për t’u mbajtur dhe për të qenë të pavarur.

Tashmë bëhet fjalë të përdorni kohën jashtë punës për të bërë ato gjëra që ju kënaqin e ju japin lumturi…dhe që mund t’i bëni në kohën e lirë, pa pasur nevojë për shumë para.

5.Jeta, një film ku do të lini gjurmën tuaj

Mësohuni të krijoni hapësira, përveç impenjimeve familjare dhe të punës, për veten tuaj: zgjidhni atë që rrit inspirimin tuaj, aktivitete të reja që mund të stimulojnë dëshirën tuaj për të mësuar ose momente në të cilat mund të rigjeni kënaqësinë e një pasioni që e keni për zemër.

 

6.Gjithçka në transformim të vazhdueshëm

Edhe nëse mund të keni një punë të sigurt ose një kontratë me kohë të pacaktuar ose një biznes tuajin, mos u impenjoni vetëm në një drejtim. Çdokush prej nesh mund dhe di të bëjë shumë gjëra, në fusha të ndryshme.

7.Zgjidhni me zemër

Instinkti është “stërgjyshor”: revolucioni i tij është aftësia për të thënë gjithmonë të vërtetën, të jemi të aftë të dëgjojmë pa filtra dhe të mos përziejmë sugjerimet me atë se çfarë logjikojmë në nivel mendor. Në jetë ka gjithmonë hapësirë për të provuar diçka të re, për të eksperimentuar pasione të reja, për t’u vënë në provë.

8.Gjeni një “maestro”

Zbulimi dhe të qenët të lidhur me personat që mund të na mësojnë atë që duam të thellojmë, është e rëndësishme, jo vetëm sepse fuqizon fushën e veprimit për çfarë na intereson, por kjo gjë rrit mundësinë për të qenë konstant dhe të gjejmë çdo javë, një hapësirë për t’ua dedikuar pasioneve.

9.Pyeteni veten, çfarë kërkon nga jeta

Mbase do të ndieni frikë, sepse shpeshherë llogaritja e nevojave tona të vërteta, mund të jetë revolucionare. Megjithatë, marrja në dorë e jetës do t’u bëjë të kuptoni se veçantia e saj qëndron te vetë ju dhe te çështjet e çdo dite. Merrni një vendim dhe provoni të mendoni për veten tuaj, duke e përfytyruar veten sikur të keni marrë atë që keni dashur: jeni tashmë një hap afër ëndrrave tuaja.

10.Komoditeti? Lamtumirë!

Vazhdoni të luftoni për ëndrrat tuaja. Duhet të sakrifikoni kohën tuaj të lirë për atë që ia vlen në të vërtetë. Filloni ta pyesni veten se çfarë mund të përmirësojë jetën tuaj…dhe bëjeni.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-fakte-per-jete-me-te-lumtur/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala