10 fakte marramendëse nga shtëpia e Bill Gates

Autori:Avdyl Pajaziti

Duke qenë zotëruesi i një pasurie kaq marramendëse, nuk është aspak çudi dhe gjithkujt i shkon në mendje se shtëpia e tij duhet të jetë mahnitëse apo jo? E vërteta është se po, është një shtëpi ëndrrash që mbase nuk e dinit se do të mund të ekzistonte ndonjë e tillë deri më tani. Ja cilat janë disa nga karakteristikat dhe faktet me të veçanta të banesës së miliarderit me një sipërfaqe prej 6132 metra katror.

–  Vlera minimale e kësaj shtëpie është 123 milion dollarë. Edhe pse Bill Gates e ka blerë atë fillimisht shumë më pak se kjo vlerë, pas shumë rregullimeve, në vitin që ndodhemi tani, ajo vlen 123,5 milion dollarë. Gjithashtu, ai paguan mesatarisht 1 milion dollarë taksa çdo vit vetëm për shtëpinë e tij.

–  500,000 dollarë u shpenzuan vetëm për materialet e drurit me të cilat një pjesë e shtëpisë është e mbuluar. Druri është 500 vjeçar i vjetër nga pema e Douglas. 300 punonjës u morën vetëm me rregullimet e shtëpisë nga të cilët, 100 ishin elektricistë.

–  Sensorë të teknologjisë më të lartë rrethojnë të gjithë shtëpinë. Çdo i ftuar që vjen, pajiset me një kod i cili i lejon ata të ndryshojnë temperaturën (klimën) dhe ndriçimin sipas dëshirës dhe të vendosin kë muzikë të duan ata të dëgjojnë. Më pas, gjatë kohës aq ata lëvizin, gjithë parametrat e dëshiruara nga ta, i ndjekin pas pavarësisht se ku shkojnë. Pra, në rast se dikush zgjedh të dëgjojë një këngë te preferuar, ai mund të lëvizë lirshëm në shtëpi sepse muzika do e ndjekë atë nga pas duke mos pasur nevojë të dëgjohet në gjithë pjesën tjetër të shtëpisë, por vetëm për të që e ka përzgjedhur.

–  Ju mund të ndryshoni edhe dizenjon e mureve vetëm më anën e një butoni. Ekranet me vlerë 80,000 dollarë , sigurojnë që muret të jenë në ngjyrën dhe dizenjon që ju preferoni, madje, një pafundësi mundësish ekzistojnë që ju të programoni dhe vendosni çfarëdolloj printi apo fotoje në gjithë muret e shtëpisë, të cilat ruhen në pajisje me vlerë 150,000 dollarë.

–  Pishina ka gjithashtu sistemin e tij nënujor të muzikës. Gjithashtu, ata të cilët notojnë aty, kanë mundësi të kalojnë nëpërmjet disa tuneleve nën ujë në pjesë të ndryshme të shtëpisë të cilat janë private.

–  Ekziston një dhomë me trampolinë gjigande e cila shërben si një alternative tepër argëtuese për të bërë pak aktivitet fizik jashtë kornizave të aktivitetit të zakonshëm. Në fund të fundit, trampolinat nuk janë vetëm për fëmijët apo jo? Gjithashtu, shtëpia ka sauna, vaska trajtimi hidromasazhi etj.

–  Shtëpia ka 24 tualete, 10 prej të cilave janë të kompletuara me vaskë dhe çdo pajisjeje tjetër që ju mund të imagjinoi se duhet të ketë një tualet.

–  Gjithsej ndodhen 6 kuzhina të kompletuara të vendosura në çdo cep të shtëpisë. Në këtë mënyrë, stafi do e ketë me të lehtë ti shërbejë peronave te ftuar dhe familjes së Gates në çdo vend sa më shpejt dhe mirë.

–  Garazhi i shtëpisë së tij nxë minimalisht 23 makina. Madje, nuk ka vetëm një garazh, por disa, të vendosura në pozicione të ndryshme të shtëpisë.

–  Rëra në plazhin privat të shtëpisë së tij, është e importuar nga Karaibet. Ai çdo vit importon sasi të mëdha rëre nga St. Lucia për ta “rifreskuar” atë dhe mbajtur sa më cilësore.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-fakte-marramendese-nga-shtepia-e-bill-gates/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala