10 fakte interesante rreth trurit

Truri i njeriut është organi më kompleks në trupin e njeriut. Është evidente se njerëzit më të mëdhenj, mrekullitë më të mëdha i kanë bërë si rezultat i përdorimit të trurit të tyre.
- Truri i njeriut është organi i vetëm në trupin e njeriut të cilës i mungojnë nervat pa marrur parasysh se ajo vepron si qendra komanduese e sistemit nervor. Kjo nënkupton që truri i njeriut nuk ndien dhimbje.
- Truri i njeriut konsumon pjesën më të madhe të energjisë totale që gjenerohen në trupin e njeriut. Të jemi më preciz, truri konsumon 20% të kësaj energjie, edhe pse ajo reprezenton 2% të peshës së trupit. Energjia është vitale në mirëmbajtjen e qelizave të trurit të freskëta dhe i ushqen impulset e nervave.
- Numri i neuroneve prezente në tru, janë përafërsisht 100 miliard, që është rreth 15 herë më shumë sesa e gjithë popullata që jeton në tokë. Ky numër i lartë i neuroneve rritë procesin e aftësisë së trurit.
- Truri është organi më i trashë në trupin e njeriut.
- ‘Neokorteksi’ është pjesa e trurit e cila është përgjegjëse për gjuhët dhe ndërgjegjen. Ajo bën pjesë në rreth 7 përqind të trurit.
- Besohet se, qeniet njerëzore e përdorin më pak se 10 përqind të trurit. Kjo është një keqkuptim sepse çdo pjesë e trurit e ka funksionin e saj.
- Gjatë shtatzanisë, neuronet shumohen në mesatare prej 250,000 neurone për minutë.
- Rreth 15-20 përqind (750 ml) e prodhimit kardiak është e drejtuar tek truri për çdo minutë.
- Energjia që konsumohet nga truri është rreth 25 watt, e cila është e mjaftueshme për ta ndriçuar një poç elektrik.
- Truri i njeriut nuk është aq i përsosur siç mendohet, pasiqë në shumë raste ajo ka mashtruar njeriun duke i bërë ata që të perceptojnë gjërat ndryshe nga realiteti. (mirëpo ky fakt është paksa i dyshimt).