10 fakte interesante rreth Brazilit

Autori:Avdyl Pajaziti

Teksa shumë njerëz e dinë se kryeqyteti i Brazilit është Brazilia, se pija kombëtare është kaipirinja dhe se Rio de Zhanejro është një vend fantastik për të festuar e për t’u qetësuar në plazh, ka shumë fakte të tjera të panjohura rreth Brazilit.

1. Natal, që nënkupton Krishtlindje, është kryeqyteti i Rio Grande do Norte dhe iu dha ky emër, sepse u themelua më 25 dhjetor.

2. Brazil është prodhuesi më i madh i kafesë në botë. Shkaku kryesor i rritjes së kafesë në Brazil është diversiteti i klimës, tokave, specieve dhe teknikave të kultivimit në çdo rajon.

3. Mbiemri më i përhapur në Brazil është Silva. Shumë i përhapur si mbiemër edhe në Portugali, Silva iu dha qindra skllevërve që u sollën në vend gjatë periudhës së kolonizimit.

4. Sao Luis, kryeqyteti i Maranhaos, është i vetmi qytet brazilian i themeluar nga francezët. Emri i qytetit është vënë në nder të Luigjit të 13 të Francës. Përpara arritjes së europianëve, vendi ishte i banuar nga indianët Tupinambas.

5. Skuadra e futbollit të Brazilit është e vetmja skuadër që ka marrë pjesë në çdo Kupë Botërore. Aktualisht, Brazili ka fituar pesë Kupa Botërore: 1958, 1962, 1970, 1994 dhe 2002.

Çdo qytet brazilian ka të paktën një stadium futbolli.

6. Pica është padyshim ushqimi më i preferuar i shumë “paulistasve” (banorëve nga Sao Paulo). Sipas një studimi të kryer nga Shërbimi i Ushqimit, rreth 1.5 milionë pica konsumohen çdo ditë në Brazil dhe shteti i Sao Paulos është përgjegjës për konsumin e 800 mijë të tillave.

7. Një nga pikat më tërheqëse të Rios, mali Sugarloaf, mendohet se është i përbërë nga një bllok i vetëm graniti 6 milionë vjet i vjetër, që mendohet se vjen nga ndarja e Amerikës Jugore dhe Afrikës.

8. Angra dos Reis është një bashki braziliane e ndodhur në jug të Rio de Zhanejros dhe përfshin një territor prej 365 ishujsh, nga një për çdo ditë të vitit.

9. Me mbi 80 specie të ndryshme, Brazili ka më shumë specie majmunësh se çdo shtet tjetër i botës.

10. Brazili është shtëpia e Pyllit të Amazonës, që është 2.3 milionë milje katrorë, ku jetojnë akoma fise indiane.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-fakte-interesante-rreth-brazilit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala