10 fakte interesante që duhet t’i dini për planetin Mars

Autori:Avdyl Pajaziti

– U emrërua nga romakët, është quajtur shpesh “Planeti i Kuq” për shkak të oksidit të hekurit që është i përhapur në sipërfaqe të saj, e cila i jep një ngjyrë të kuqërremtë.

– Marsi është planeti i katërt nga Dielli dhe planeti i dytë më i vogël në Sistemin Diellor. Ai ka një diametër sa rreth gjysma e Tokës. Masa totale e Marsit është vetëm sa  10% masa e Tokës.

– Vëzhgimi i parë i Marsit me teleskop është bërë nga  fizikanti, matematicienti, astronomi dhe filozofi italian Galileo Galilei në 1610.

– Marsi ka ujë – sot, është pranuar se Marsi kishte ujë të bollshëm shumë herët në historinë e tij.
Vëzhgimet e NASA-s kanë zbuluar rrjedhe të ujit  gjatë muajve të ngrohtë në Mars.

– Marsi ka malin e dytë më të lartë të njohur brenda Sistemit Diellor (më e lartin në një planet) – i madhi Olimp Mons. Olympus Mons është një prej vullkaneve më mëdhaja të reja në Mars. Ai ka një lartësi prej rreth 22 km dhe është pothuajse tre herë më i gjatë sa lartësia mbidetare e malit.

– Marsi ka grykën më të madhe në çdo planet të sistemit diellor. Gryka Marineris u shkaktua kur Vullkanet shpërthyen në një pjesë të vendit, duke lënë një luginë të madhe. Shtrihet mbi 4.000 km përgjatë ekuatorit të Marsit, gryka Marineris mund të jetë e thellë 7 km në disa vende.

– Marsi ka dy hëna të njohura, Phobos dhe Deimos, të cilat janë të vogla dhe kanë formë të çrregullt. Të dy hënat u zbuluan nga astronomi amerikan Asafi Hall në vitin 1877.

– Marsi është një planet me atmosferë të hollë, i cili përbëhet nga 95% dioksid karboni, 3% azot, 1.6% argon dhe ka gjurmë të ujit dhe oksigjenit.

– Marsi ka të katër stinët si ato të Tokës.

– Aktualisht, Marsi do të presë pesë anijen kozmike: tre në orbitë – Mars Odyssey, Mars Express, dhe Mars Reconnaissance Orbiter, dhe dy në sipërfaqe – Mars Exploration Rover Opportunity dhe Mars Science Laboratory Curiosity. /GazetaFjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-fakte-interesante-qe-duhet-ti-dini-per-planetin-mars/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala