10 efektet anësore të marijuanës

Autori:Avdyl Pajaziti

 

  1. Efekte në sistemet rregulluese të trurit – droga ndikon në balancën kemikale në sistemin rregullator dhe në qendrën e kënaqësisë së trurit. Ky mosbalancim bën që adaptimi me ndryshime të jetë më i ngadalë, dhe fillon të ndikojë në memorie dhe në aftësi të mësimit.
  2. Depresion – kjo simptomë është një cikël vicioz, pasiqë personi që përdorë marijuanë pas një kohe e gjen veten duke e përdorur atë si shkak për tu larguar nga depresioni.
  3. Mbyllje në vetvete dhe varje – përdoruesit e marjiuanës gjithashtu vuajnë nga disa simptoma të mbylljes në vetvete, kur nuk e posedojnë atë.
  4. Probleme fizike – përdorimi konstant i drogës rritë frymëmarrjen, të rrahurat e zemrës dhe shtypjen e gjakut. Kjo, çon në shpejtësinë e plakjes dhe poashtu rritë rrezikun e kancerit në mushkëri dhe sulmeve të zemrës.
  5. Efekte në sistemin hormonal – tek meshkujt ulë nivelin e testosteronit. Kjo mund të çojë në rritjen e gjinjve.
  6. Efekte në sistemin hormonal të vajzave – marijuana ka efektin ndryshe në sistemin hormonal të vajzave. Në qoftë se te meshkujt e ulë niveli ne testosteronit, atëherë tek vajzat e rritë atë. Kjo çon në cikël ta parregullt menstrual.
  7. Efekte në riprodhim – marijuana gjithashtu ka efekt negativ në spermën e mashkullit. Përdorimi i saj çon deri tek ulja e ndikimit të spermës, dhe e rritë numrin e spermës së papjekur dhe anormale e cila prodhohet në trup. Në ditët e sotme marijuana është njëra prej arsyeve të shkaktimit të sterilitetit tek meshkujt.
  8. Efekte në riprodhim tek femrat – marijuana gjithashtu mund të bëj kërdi në sistemin prodhues tek femrat. Përpos çrregullimit në sistemin menstrual, ajo gjithashtu pengon ovulacionin.
  9. Efektet e marijuanës në shtatëzënsi – kur gratë përdorin marijuanë gjatë shtatëzënsisë, janë të rrezikuara që të kenë fëmijë jo të shëndetshëm.
  10. Disa efekte anësore të shpeshta – disa prej efekteve anësore të tjera të cilat vijnë me përdorimin e marijuanës janë: ankthi, irritimi, nervoza, shpërthimi i dhunshëm, pagjumësia, sytë e kuq, tharja e gojës etj.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-efektet-anesore-te-marijuanes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala