10 efekte befasuese që kafeina i ka në trurin dhe trupin tuaj

Autori:Avdyl Pajaziti

Kafeja, çaji dhe pijet freskuese janë 3 substancat që ne thuajse çdo ditë i përdorim.
Por çfarë ndodhë saktësisht në trurin dhe trupin tonë kur ne pimë kafeinë?

Nga sistemi i qarkullimit të gjakut e deri tek truri jonë, kafeina ka efekt në zona të ndryshme të trupit tonë dhe në mënyra të ndryshme.

Kafeina gjithashtu mund ta përmirësoj disponimin tonë, mund ta përforcoj përqendrimin tonë si dhe ta zvogëloj apetitin.

Sidoqoftë, lajmi.net e sjell për ju listën e 10 efekteve befasuese që kafeina i ka në trurin dhe trupin tonë.

Kjo është lista:

1) Shumica e të rriturve mund të konsumojnë deri në 400 miligramë kafeinë në ditë. Një kanaçe RedBull përmban rreth 80 miligramë kafeinë

2) Kafeina mund ta përforcoj memorien tek disa persona, por efektin më të mirë e ka tek ata persona që nuk vuajnë nga ndonjë problem me memorie

3) Kafeina mund ta forcoj përqendrimin tuaj nëse pihet në doza të caktuara, pasi që shumë kafeinë mund të ju shqetësoj, gjë e cila ua zvogëlon përqendrimin

4) Një dozë mesatare e kafeinës mundet që përkohësisht ta rrit shtypjen e gjakut, por nuk e rrit në nivel aq të lartë sa të ju bëj dëm të rriturve

5) Kafeina e rrit nivelin e acidit në stomakun tuaj, gjë e cila mund të shkaktoj thartirë në stomak

6) Kafeina i bllokon molekulat e trurit tonë të cilat na bëjnë të ndihemi më të përgjumur, të cilat quhen adenosine, dhe efekti i kafeinës ndikon që ne të mos ndihemi të përgjumshëm

7) Duke i bllokuar molekulat adenosine, kafeina e promovon prodhimin e dy simulantëve natyral të trurit: dopamines dhe glutamines, gjë e cila na ndihmon neve të ndihemi më të disponuar dhe ta zvogëlojmë rrezikun e depresionit

8) Disa studime thonë se kafeina mundet që përkohësisht ta zvogëloj apetitin

9) Kur pihet kafeina së pari zhytet në stomak dhe pas një ore ose dy hyn në sistemin tonë të qarkullimit të gjakut

10) Duhet rreth 5 ose 6 orë që vetëm gjysma e kafeinës që e keni konsumuar të ‘del’ nga trupi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-efekte-befasuese-qe-kafeina-i-ka-ne-trurin-dhe-trupin-tuaj/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala