10 dokumentarët që të bëjnë më të mençur në biznes

Autori:Avdyl Pajaziti

  • “Jiro Dreams of Sushi” – profilizon Jiro Ono-n, një kuzhinier i sushit në Japoni dhe pronar i një restaurani. Jiro njihet për aftësinë e tij të pregaditjes së Sushi-t, e cila kushton 300 dollarë një pjatë.
  • “TED Talks: Life Hacks” – është një koleksion i 10 fjalimeve TED, të cilat ofrojnë këshilla dhe vështrime rreth suksesit në jetë dhe biznes.
  • “Inside: Lego” – një film i shkurtë i vitit 2014 nga Bloomberg, u tregon shikuesve histori të rikthimit të kohëve të fundit.
  • “Hank: 5 years from the Brink” – shumë pak njerëz e njohin presionin më shumë sesa Hank Paulson, themeluesi dhe shefi ekzekutiv i Goldman Sachs dhe sekertari i thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë kohës së krizës financiare.
  • “Objectified” – produktet për të cilat mendon më së paku mund të kenë dizajnet më efektive, sipas dokumentarit në fjalë.
  • “The Restauranter: How Danny Do it?” – në qoftë se ke menduar ndonjëherë të hapësh një restaurant, Danny Meyer, i di disa gjëra për sukses në këtë biznis.
  • “Enron: The Smartest Guy In the Room” – tregon për rënjen e kompanisë energjetike Enron, e cila dikur vlente 70miliard dollar. Nga ky dokumntar nxirren mësime rreth financave.
  • “American Experience: Silicon Valley” – si u bë Silicon Valley qendër e inovacionit?
  • “Freakconomics” – Pse njerëzit i bëjnë gjërat që i bëjnë? Dokumentari në fjalë trgon për se si ekonomiksi i motivon njerëzit.
  • “Steve Jobs: One Last Thing” – në këtë dokumentar të PBS, krijuesit e filmit tregojnë karierën insiruese të Steve Jobs.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-dokumentaret-qe-te-bejne-me-te-mencur-ne-biznes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala