10 dizastrat që po i frikësojnë menaxherët e parave

Autori:Avdyl Pajaziti

Menaxherët e parave paguhen për tu shqetësuar se çka mund të shkojë keq, dhe sipas këtij standardi, disa prej menaxherëve më të njohur botëror, duken të jenë në ankth.

Arsyet e shqetësimeve të tyre janë këto:

  • Norma të interesit negative në Evropë – “vet ideja që ti po i paguan qeveritë për borxhet e tyre është thjesht e çmendur,” thotë menaxheri financiar i njohur Alan Howard. Ai gjithashtu tha se, “nuk është shkruar edhe aq shumë se çfarë po ndodh me normat negative.” Ndërsa Bill Gross, thotë se kjo mund të shkaktoj kaos sikur kaosi i vitit 1992 në Britani, kur vlera e paundit Britanez ra dhe Banka e Anglisë u detyrua të braktisë politikat e kursit të shkëmbimit.
  • Ngritja e nacionalizmit në Evropë dhe vende tjera – Mark Weinberger, thotë se shqetësimi më i madh rreth nacionalizmit është SHBA, Britania e Madhe, Spanjë, Gjermani dhe disa vende tjera, ku qëndrimi kundrejt tregut dhe imigrimit janë duke u forcuar.
  • Kaos-et politike që burojnë nga Greqia – investitorët nuk janë tmerrësisht të shqetësuar nga prospekti i mospagimit të borxhit nga Greqia, apo dalja e saj nga eurozona, pasi që ata kanë pasur vite të tëra për përgatitje në këtë aspekt. Por problemi më i madh është se ‘Greqia është e vogël, mirëpo politikisht është çyshtje mjaft e madhe,” thotë Joshua Harris.
  • Rritja e normës së Rezervave Federale – rezervat federale kanë qenë jo të gatshme të shtrëngojnë politikat monetare, saqë disa investitorë janë vetmashtruar duke menduar se janë të mbështetur nga ta.
  • Gurgullim i bursës – spekulatorët e bursave janë shqetësuar nga paanësia e mbiçmuara, ndërsa tregjet janë ngjitur lart.
  • Sulmi i Izraelit në Iran – mund të ndodhë, sidomos pas kundërshtimeve të kryeministrit Benjamin Netanyahu-t rreth marrëveshjes nukleare të Obamës që është duke e bërë me Iran-in.
  • Agresioni Kinez – kina është duke e ndërtuar bazën militare të saj, duke lënë të besohet se ana e Detit Jugor kërkon luftë, dhe janë duke e gjurmuar Amerikën.
  • Rritja e çmimeve të naftës – shumë prej analistëve thonë se çmimet e naftës do të qëndrojnë këtu ku janë, mirëpo pas dy viteve janë të shqetësuar se mund të rritet çmimi i saj.
  • Divergjenca e politikave monetare – “politikat monetare rreth e përqark botës janë duke shkuar në direkcione komplet të ndryshme, duke shkaktuar shumë pasiguri,” thotë Weinberger.
  • E papritura – të gjithë parashikuesit e dinë, që shumë prej krizat më të këqija janë ato që askush nuk i parashikon.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-dizastrat-qe-po-i-frikesojne-menaxheret-e-parave/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala