10 celularët më popullorë të javës

Autori:Avdyl Pajaziti

Një tjetër javë ka kaluar dhe tani është koha për grafikun e përjavshëm të 10 telefonave më popullorë.Galaxy S6 vazhdon të kryesojë listën, edhe pse konkurrenca vazhdon të rritet. Grafiku i 10 telefonave më trendi përmban një listë të pajisjeve që kanë pasur një shikueshmëri të lartë tek GSMArena. Grafiku përfaqëson interesimin e pjesës më të madhe të vizitorëve tek uebsajti kushtuar teknologjisë, GSMArena.

Në listën e kësaj jave kemi një larmishmëri telefonash të krijuar nga kompani të ndryshme teknologjike. Kompania që ka më shumë telefona vazhdon të mbetet Samsung, ku gjysma e telefonave në listë janë të kësaj kompanie.

Listën e hap telefoni inteligjent Galaxy J7 i Samsung-ut, i cili ka arritur të ngjitet dy vende më sipër nga vendi i tretë që ishte javën e kaluar. Në vend të dytë është po ashtu një tjetër telefon i Samsung-ut, Galaxy J5. Sony Xperia Z5 gjithashtu i është bashkuar sërish listës, pasi u shfaq vetëm njëherë gjatë javës kur edhe u prezantua. Telefoni është renditur në vend të tretë.

Në dy vendet e tjera gjejmë sërish dy telefona inteligjentë të Samsung-ut, Galaxy Note 5 dhe Galaxy Grand Prime. Galaxy Note 5 është ngjitur 3 pozicione më sipër dhe këtë javë është në vend të katërt.

Ndërsa Galaxy Grand Prime është ngjitur katër pozicione më sipër dhe tani është në vend të pestë. Listës së kësaj jave i është bashkuar telefoni inteligjent Xiaomi Redmi Note 2, i cili është renditur në vend të shtatë.

Apple iPhone 6s është në vend të gjashtë, ndërsa Motorola Moto G (gjenerata e tretë) është në vend të tetë. Listën e kësaj jave e mbyll telefoni inteligjent LG V10.

1234

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-celularet-me-popullore-te-javes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala