10 burgjet më brutale në botë

Autori:Zekirja Shabani

Asnjë burg nuk është i sigurt, por disa prej burgjeve janë aq të rrezikshme, saqë edhe burrat e mëdhenj do ti bënin të qajë. ‘The Richest’ sjellë dhjetë burgjet të cilat është mirë të mos i vizitoni.

  1. Rikers Island, New York – ishulli i famshëm në të cilën futen mesatarisht 12,000 të burgosur. Rikers, ka një listë të gjatë për raste të dhunimit, vrasjes nga gardianët dhe poashtu nga të burgosurit.
  1. La Sante Prison, Paris – me vendndodhje në zemër të Paris-it, vizitorët i bëjnë që të harrojnë se gjenden në qytetin e dashurisë. I hapur në vitin 1867, ka një histori të gjatë të abuzimeve.
  1. Petak Island Prison, Russia – burgje të sigurta nuk ka në Rusi! Petak Island apo White Lake, është burg i sigurisë më të lartë për të burgosurit më të rëndë. Të gjithë të burgosurit janë të izoluar, duke kaluar 20 apo më shumë orë në ditë në vetmi. Temperaturat në Janar arrijnë -40.
  1. Bang Kwang Prison, Thailand – gjendet vetëm disa kilometra larg Bangkok-ut dhe është një prej burgjeve më të vështira në Tailandë. Ky burg mban një numër të madh të të burgosurve të huaj. Në tre muajt e parë, të burgosurit gjatë gjithë kohës mbajnë pranga. Rreth 10 përqind i të burgosurve janë duke pritur të dënohen me vdekje; të tillët gjatë pritjes mbajnë pranga të hekurta në këmbët e tyre.
  1. La Sabaneta Prison, Venezuela – Venezulianët e mbyllur në këtë burg, më shumë kanë shanse të vdesin në të sesa në rrugët e vështira të Caracas. Siç u përshkrua nga Presidenti i fundit Hugo Chavez, “Porta e pjesës së fundit të Ferrit”. Bandat e udhëheqin burgun, dhunimi është pjesë e saj, dhe frika është pjesë e kulturës së saj. Për ata që nuk janë me nam në atë burg, vdekja për ta është afër.
  1. Diyarbakir Prison, Turkey – burgu Turk i sigurisë së lartë, i hapur në vitin 1980, gjithashtu ka qenë një pjesë e “ferrit” për popullatën Kurdë të atij regjioni. Në qendër dënimi për kriminelët dhe të burgosurit politik, është i mbipopulluar, dhe ka një histori të derdhjes së gjakut të cilat shihen nëpër muret e saj. Që nga hapja e saj, qindra të burgusour janë torturuar deri në vdekje, disa e kanë vënë veten në flakë për ti ikur brutalitetit.
  1. Gldani Prison, Georgia – Teknologjia u ka sjellë horrorr të burgosurve të saj. Ish bashkimi Sovjetik, është dashur që të investigojë në burgun e saj më të njohur pasi një video u shfaq ku tregonte për dhunime, rrahje, dhe torturë të burgosurve të saj. Dhe të gjitha këto ishin të kryera nga gardianët e saj.
  1. Contonou Civil Prison, Benin – Benin është një vend në Afrikën Perëndimore afër Togo-s dhe Nigerisë. Objekti i Contonou ka rreth 2,400 burra, gra dhe fëmijë të cilët jetojnë në këtë objekt të dizajnuar për ti mbajtur jo më shumë se 400 të burgosur. Për shkak të mbipopullimit disa të burgosur flenë me ndërrime, dhe disa të tjerë kanë vdekur nga zënia e frymës gjatë fjetjes. Mbi 90 përqind janë duke e pritur gjykimin e cila zgjat me vite për shkak të sistemit juridik të vendit.
  1. Tadmor Prison, Syria – aq shumë gjak është derdhur në këtë burg sirian saqë as djegia e saj nuk do të mund ta fshinte këtë burg të pashpirt të shkretëtirës. Duke i burgosur kriminelët dhe të dënuarit politik, të gjithë janë torturuar me barazi. Objekti u pati mbyllur në vitin 2001, por një dekadë më vonë është rihapur, me më shumë të burgosur dhe pak përmirësime. Rojtarët janë sunduesit e saj, pa libra, pa TV, apo radio, tortura është i vetmi argëtim për ta.
  1. Gitarama Central Prison, Rwanda – Rwanda e njeh horrorin. Njëzet vite pas gjenocidit të luftës e cila e ndau vendin; horrori ende është i gjallë në këtë burg. E mbipopulluar, me pak mjete financiare, të burgosurit të cilët nuk rrihen për vdekje, vdesin nga uria apo sëmundjet. Të dëshpëruar për shpëtim, disa prej të burgosurve të Gitarama vrasin dhe hanë të burgosurit e tjerë. Aq e pabesueshme sa tingëllon, ligji i xhunglës jeton në këtë burg. Nuk ka qeli, dhe shumë prej tyre janë të detyruar të flenë nën shtrat, në dysheme, dhe në korridore. I ndërtuar për 500, burgu mban mbi pesë herë më shumë sesa që është i dizajnuar.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-burgjet-me-brutale-ne-bote/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala