10 bukuri malore që s’i njihni

Autori:Avdyl Pajaziti

Kur planifikohet një udhëtim, ka shumë vende që mund të zgjidhen. Ka nga ata të cilët preferojnë gjithmonë detin në çdo kohë, por ka edhe nga ata të cilët janë të dashuruar pas qyteteve të artit, pas pushimeve në fshat ose në mal. Le të ndalemi te ky i fundit, duke ju paraqitur vendet më karakteristike dhe piktoreske të të gjithë botës nga sajti “Curiosone”. Që nga alpet fqinje e deri te malet më të largëta, ja vendet që mbase nuk i njihnit, por që me siguri do të donit t’i vizitonit të paktën një herë në jetë.

10. Aspen (SHBA)
Le ta nisim nga një fshat shumë larg prej nesh, në Amerikë dhe më saktësisht në mesin e maleve Rocciose (shkëmbore).
Aspen është një fshat i vogël, i cili ndodhet pikërisht në këto male, një vend i njohur turistik i zonës, ku mund të kalohen qetësisht disa ditë, sepse aty mund të bëhet vërtet gjithçka: ngrënia në restorante me cilësi të mirë, relaksimi mes pemëve dhe vendeve termale, shëtitjet e gjata janë disa prej aktiviteteve që mund të bëni.

9. Artiès (Spanjë)
Nëse mendohet për malet, përgjithësisht nuk mendohet për një vend si Spanja, që shumë prej nesh e identifikojnë natyrisht me pushimet në det. Megjithatë bëhet fjalë për një shtet vërtet të madh, i cili ka shumë qytete me bukuri të ndryshme, përfshirë edhe shkretëtirën. Ne do të përqendrohemi te vendi malor, i cili quhet Artiès. Ai është shumë karakteristik, sepse duket sikur nuk i përket në të vërtetë Spanjës së nxehtë dhe verore: shtëpi me çati dëbore, rrugica të gjelbëruara, rreth e rrotull pamje malore, ajër shumë i freskët. Pra, një vend për t’u marrë seriozisht në konsideratë nëse do të bëni një udhëtim dimëror.

8. Notre Dame de Bellecombe (Francë)
Le të afrohemi edhe më pak në Europë për të folur për Notre Dame de Bellecombe në Francë. Edhe në këtë rast bëhet fjalë për një fshat shumë karakteristik, i vendosur në një mal, i cili ofron një panoramë vërtet të pabesueshme, që ia vlen për t’u parë. Por jo vetëm kaq! Vera që prodhohet aty është e një cilësie të lartë dhe mbrëmjet duke e shijuar atë bëhen edhe më të bukura.

7. Reine (Norvegji)
Fshati Reine, në Norvegji, është diçka aq shumë e veçantë saqë është zgjedhur për të disatën herë si më i bukuri i këtij vendi. Thellësisht bëhet fjalë për një fshat peshkatarësh, situatë përgjithësisht tipike e zonave bregdetare, por që gjendet në një lartësi të madhe. Aty ka një ndërthurje panoramike magjepsëse, e cila do t’ju lërë vërtet pa fjalë.

6. Crans-Montana (Zvicër)
Kur flitet për një luginë të përsosur malore, Crans-Montana është destinacioni perfekt. Mbërritja në këtë vend është paksa e vështirë, sepse mungon transporti publik dhe një pjesë e tij kalohet me litar. Por vështirësia e mbërritjes do t’ia vlejë me siguri kur të shihni një pamje të mrekullueshme si kjo në foto (fg. 6). Ky është një vend për të mos u humbur, nga ata të cilët i adhurojnë pushimet në mal.

5. Ifrane (Marok)
Shpeshherë imazhet që shoqërojnë një vend si Maroku janë plazhet, rëra dhe shkretëtira. Askush nuk e mendon në fakt këtë vend me një mal dhe aq më tepër të presë një spektakël të tillë: Ifrane është një qytezë e rrethuar me male, ndërsa arkitektura e tij e bën atë të duket si “Zvicër e vogël”.

4. Chinallion, Francë
Mbase ky vend mund të jetë i njohur për ju. Ai është i bukur si në dimër ashtu edhe në verë: në rastin e parë mbulohet i gjithi me dëborë dhe paraqet një fshat tipik malor, ndërkohë, kur dëbora shkrihet gjelbërimi mbulon gjithçka, dhe ngjyrat e luleve alpine mbesin thellë në mendje.

3. Shirakawa-go (Japoni)
Ndoshta është pak e vështirë derisa të arrini, por sapo kjo gjë të ndodhë spektakli është i siguruar: banorët kanë krijuar një lloj simbioze mes tyre dhe malit që është thuajse unike. Nëse do të mund të shkoni një herë të vetme, do të dashuroheni marrëzisht pas këtij vendi.

2. Ouray (SHBA)
Kthehemi dhe një herë në Amerikë dhe më saktësisht në Kolorado. Pranë tij ndodhet një qytezë shumë e këndshme po ashtu si Zvicra për sa i përket stilit dhe pamjes mjedisore.

1. Queenstown (Zelanda e Re)
Mbase këtë emër mund ta keni dëgjuar edhe më parë: Queenstown. Por pavarësisht kësaj, është e vështirë të keni qenë atje, prej faktit se gjendet shumë larg, në anën tjetër të botës. Është vendi ku janë bërë xhirimet e filmit “Zoti i Unazave”. Kushdo që dëshiron të jetojë një aventurë, le të themi fantastike (në të gjitha kuptimet), ky me siguri është një nga vendet për të mos u humbur.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-bukuri-malore-qe-si-njihni/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala