10 brendet më të vlefshme në botë

Autori:Avdyl Pajaziti

Sipas Millward Brown, këto janë brendet më të vlefshme botërore.

  • Marlboro – vlera e brendit është 80 miliard dollar. Ajo posedon 43,8 përqind të tregut të duhanit në Amerikë.
  • McDonald’s – 81 miliard dollar është vlera totale e saj.
  • Coca Cola – pija joalkoolike CocaCola pati sukses me brendin e saj “ndaje CocaColën me”, dh vlera e saj totale është 84 miliard dollar.
  • Verizon – pati rritje nga blerja në Vodafone, me anë të të cilës iu mundësua të ketë kontrollin komplet të Verizon Wireless, të cilën e bleu me çmim 130 miliard dollar. Kjo gjë ia rriti vlerën në bursë, dhe vlera e saj totale tash është 86 miliard dollar.
  • AT&T – vlera e saj është 89 milion dollar.
  • Visa – vitin e kaluar Visa krijoji një ortakëri me Apple duke lejuar poseduesit e iPhone 6 dhe të iPad-ëve të fundit të bëjnë blerje me anë të gishtit. Në vitin 2014 ajo rriti të ardhurat për 7,8 përqind, përderisa të ardhurat neto u rritën për 9,2 përqind. Vlera e saj totale është 92 miliard dollar.
  • IBM – vlera totale e saj është 94 miliard. Profitet e saj patën rënje pas investimit të madh të kompanisë në cloud, analytics, telefon, rrjete sociale dhe siguri. Gjithashtu ka nënshkruar një marrëveshje me Apple për të zhvilluar aplikacionet biznesore për pajisjet e fundit të kompanisë.
  • Microsoft – vlera e brendit 115 miliard dollar.
  • Google – me vlerë totale të brendit 174 miliard dollar, Google pati rënie për shkak të investimeve të mëdha dhe të hyrat janë zvogëluar .
  • Apple – vlera totale e brendit 247 miliard dollar. Travyn Rhall thotë se “Apple shkroi librin e të qenurit kuptimplotë, ndryshe, dhe i spikatur”. Lansimi i iPhone 6, kontribuoi me 18 miliard dollar.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-brendet-me-te-vlefshme-ne-bote/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala