10 brendet më të shtrenjta botërore

Autori:Avdyl Pajaziti

 

Wonderlist ka krijuar një listë të brendeve më të shtrenjta botërore.

  1. Valentino – këto dizajne kreative dhe elegante bëjnë që femrat të bien në dashuri me to. Brendi tani është bërë njëra prej më të dashura dhe më të shtrenjta në botë.
  2. Versace – stil Italian, Versace prodhon dizajne të modernizuara, si për meshkuj edhe për femra. Është shumë e përhapur tek ata që e duan trendin dhe janë të gatshëm të paguajnë çfarëdo çmimi për ti pasur linjat më të fundit në trupin e tyre.
  3. Guess – është brend Amerikan, dhe është shumë e njohur për prodhim xhinsi. Është prej brendeve të njohura që gjithmonë i befason konsumatorët e saj.
  4. Dior – është e njohur për dizajnë të sofistikuara, elegante, moderne dhe prestigjioze. Produktet e saj të shtrenjta i tërheqin femrat anë e mbanë botës.
  5. Marc Jacobs – variacionet sezonale, dizajnet luksoze dhe shitjet ekskluzive, janë disa prej tipareve të këtij brendi. E njohur për rroba elegante, tani është e koncentruar në bizhuteri, qanta dore dhe këpucë.
  6. Armani – jo që është njëra prej brendeve më të shtrenjta, por gjithashtu edhe më e famshmja në glob. Është brend që thuajse ka gjithçka, duke filluar nga parfumi e deri tek rrobat e brendshme.
  7. Dolce and Gabbana – apo siç njihet D&G, nuk ka fjalë për ta përshkruar famën e këtij brendi. Është brend që është shumë e famshme dhe e kërkuar në modën Italiane.
  8. Prada – në qoftë se ke vendosur të bësh një ndryshim në jetën tënde, atëherë Prada është e duhura. Është shumë e përhapur dhe e dashur për moshat rinore.
  9. Chanel – është bërë njëra prej brendeve që po ka shumë kërkesë. Është brend që pëlqehet nga të famshmit dhe të pasurit.
  10. Gucci – vlera dhe shtrenjtësia e saj e bëjnë brendin Italin të jetë numër 1. Ky brend është brendi më i shtrenjtë botëror, që prodhon rroba për meshkuj dhe femra. Artikujt e tyre përfshijnë, kravate, qanta dore, këpucë dhe valixhe.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-brendet-me-te-shtrenjta-boterore/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala