10 brendet më të blera

Çdo vit, kompania e hulumtimeve Kantar Ëorldpanel, lanson hulumtimin e saj vjetor rreth brendeve më të blera në botë.
– Tide – në pronësi të P&G. Brendi i detergjentit gjithashtu njihet si Alo, Vizir, apo Ace në disa vende, ka pasur blerje rreth 1.44 milion.
– Dove – në pronësi të Unilever. Brendi i artikujve të tualetit është rritur për tri pozita në listim që nga viti i kaluar. Ka pasur shitje rreth 1.46 milion.
– Knorr – gjithashtu është në pronësi të Unilever. Ky brend ka rënë për një pozitë që nga viti i kaluar, ka blerje 1.65 milion.
– Lay’s – në pronësi të PepsiCo. Kampanja e brendit të njour “Do us a flavour”, në të cilën konsumatorët janë ftuar për të sugjeruar ide të reja për patatina, gjë që i ka mundësuar brendit një rritje në Amerikë dhe Britani të Madhe. Ka pasur blerje prej 1.75milion.
– Pepsi – në pronësi të PepsiCo. Brendi i pijes Kola gjendet në vendin e gjashtë. Ka arritur përdorim 1.98 milion.
– Nescafe – në pronësi të Nestle. Brendi i kafesë është masiv, por ka pasur një rënje të vogël nga vendi i 4 në të 5. Ka pasur blerje 2.14 milion.
– Lifebuoy –në pronësi të Unilever. Misioni i brendit të sapunit është të ndryshojë gjendjen e higjienës të 1 miliard njerëzve në Azi, Afrikë, dhe Amerikë Latine. Ka pasur blerje 2.34 milion.
– Maggi – në pronësi të Nestle. Maggi, që prodhon supë, sos dhe produkte të tjera të ushqimit. Shitje ka pasur 2.76 milion.
– Colgate – në pronësi të Colgate-Palmolive. Colgate është brendi që është blerë thuajse nga gjysma e botës. Ka pasur blerje 3.99 milion.
– Coca Cola – në pronësi të Coca-Cola Company. Mban vendin e parë për 3 vite rresht, edhe pse ka humbur pikë. Ka pasur blerje 5.72 milion.