10 arsyet pse duhet të ngrini pesha

Autori:Avdyl Pajaziti

1.Humbni më shumë dhjamë

Çdo ushtrim djeg kalori, por ngritja e peshave është më efektive në djegien e dhjamit trupor. Një studim amerikan që krahasoi stërvitjen me pesha dhe ushtrimet aerobike zbuloi se pjesëmarrësit që i bënë të dyja humbën 40% më shumë dhjamë.

  1. Muskujt djegin kalori

Nëse keni punuar me peshat, edhe kur të jeni ulur para kompjuterit muskujt do të vazhdojnë të djegin kalori.

  1. Forcon kockat

Shëndeti i kockave përkeqësohet me moshën, por ngritja e peshave mund të ngadalësojë këtë përkeqësim. Një studim amerikan ka zbuluar se 4 muaj stërvitje me pesha rrit densitetin e kockës dhe nivelin e osteokalcinës (një proteinë në gjak që lidhet me rritjen e kockës) me 20%.

  1. Ndihmon zemrën

Ngritja e peshave është zbuluar se ka një efekt pozitiv për presionin e gjakut. Stërvitja 3 herë në javë me pesha është e mjaftueshme për të ulur rrezikun e atakut në zemër me 40%.

  1. Hollon trupin

Muskujt kanë dendësi më të madhe sesa dhjami, kështu që ngritja e peshave mund të bëjë që të shtoni në peshë, por 1 kg dhjamë zë më shumë vend sesa 1 kg muskul, kështu që mos kini frikë se shëndosheni.

  1. Ndihmon balancën

Nuk është kurrë vonë për t’u marrë me pesha. Për njerëzit e moshuar, ngritja e peshave mund të sjellë të mira më të mëdha sesa ecja. Shkencëtarët australianë vunë re një rënie me 31% të rrëzimeve të të moshuarve mbi 70 vjeç, një vit pasi ata kishin nisur stërvitjen me peshat.

  1. Ju ndihmon të lini duhanin

Një studim i vitit 2011 zbuloi se duhanpirësit të cilët kompletuan një program 12-javor stërvitjeje me ngritje peshash, kishin 2 herë më shumë mundësi për ta lënë duhanin sesa ata që nuk u stërvitën.

  1. Ndihmon në rekuperimin nga kanceri

Limfoedema, një mbushje me lëng në krahë dhe duar, është një efekt anësor i operacionit të kancerit të gjirit dhe mund të ndodhë muaj ose vite pas trajtimit. Studimet kanë treguar se të mbijetuarit e kancerit të gjirit që ngrenë pesha kanë më shumë mundësi t’i shpëtojnë efekteve anësore.

  1. Të bën të lumtur

Ushtrimet fizike në përgjithësi rrisin nivelin e serotoninës, por ngritja e peshave në veçanti është zbuluar se ndihmon në balancën e emocioneve dhe na bën më të lumtur. 6 muaj pas një stërvitjeje të rregullt me pesha, një studim i Universitetit të Alabamës zbuloi se pjesëmarrësit në të i kishin eliminuar problemet me zemëratën.

  1. Përmirëson jetën seksuale

Pas të tridhjetave, nivelet e testosteronit nisin të bien. Testosteroni i ulët mund të çojë në probleme me çrregullimin e ereksionit dhe në sëmundje më të rënda, si ato të zemrës dhe diabeti.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-arsyet-pse-duhet-te-ngrini-pesha/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala