10 arsye pse nënat janë të mrekullueshme

Autori:Zekirja Shabani

Për të treguar vlerën e nënës, do të duheshin me miliona arsye, mirëpo pyetja që sadopak i afrohet shpjegimit të ndikimit të nënës në jetën tonë është: Si do të ishte bota te pa të?

Këtu janë të listuara 10 arsye të pakta për të treguar pse nënat janë të shkëlqyera.

10. Ajo është “ngacmuese” – kuptoje si ngacmuese apo si “përkujtuese”, sa herë ka ndodhur që nëna yte të ka përkujtuar të hash ushqim, të lash rrobat, të kujdesesh për higjenën etj. Edhe pse këto duken të bezdisshme, mirëpo kur ndalesh dhe mendon e vëren se sa shumë reflekton dashuria e saj në këto gjëra të vogla.

09. Ajo është e mëshirshme – Sa herë ke qajtur gjatë natës dhe nëna yte pa përtesë është kujdesur për ty? Sa herë kë bërë ndonjë sherr dhe ajo me mëshirë të ka trajtuar? Mëshira e nënës për fëmijën e saj thuajse është e pafundme.

08. Ajo është shoqja yte e ngushtë – Sado që të kesh shok e shoqe, kurr nuk do të gjesh shok më të ngushtë sesa nëna. Mënyra se si ajo të kupton ty dhe botën tënde është e papërshkrueshme.

07. Nëna është mësuesja më e mirë – Pa marrur parasysh se çfarë shkolle ke përfunduar, çfarë nota ke arritur, mësimet më të mëdha jetësore i ke marrur nga nëna. Nënat janë të shkëlqyeshme sepse të ka mësuar si ta vendosësh hapin e parë, si të hash, si të flasësh etj.

06. Ajo është mjeke e mrekullueshme – Sa herë nëna të ka mjekuar dhimbjet, të ka shëruar ndjenjat pa përdorur ilaçe? Pa marrur parasysh sesa tensione, dhe vështirësi ke pasur, gjithëmonë në prehrin e saj ke bërë gjumin më të mirë.

05. Nëna është model i shkëqlyeshëm – Kur është hera e fundit që nëna yte ka pushuar së bëri punët e shtëpisë ? Shumë moti apo ndosha kurr! çdo dit ajo zgjohet, i kryen ritualet e saj, të ndihmon ty, babain dhe të tjerët. Krahas të qenurit grua e mrekullueshme ajo është edhe një grua parimore.

04. Ajo është këshilluesja më e mirë – një fjalë e nënës është në gjendje të ta ndryshojë disponimin. Fjalët e saj janë “magjike” dhe kanë një impakt në ty si asgjë tjetër. Në çfardo situate, nëna është gjithmonë ajo e cila të jep këshillat më të dobishme në çdo aspekt që ti kërkon.

03. Ajo është me besueshmja – kurdo që kemi nevoje për një shpatull për të vendosur kokën, ajo është gjithmonë aty për ta ledhatuar atë. Për më tepër, ajo është ndëgjuesja më e mirë dhe gjithmonë mund të llogarisim në të kur kemi nevojë për dikë.

02. Ajo është personi më vetmohues që ekziston – një nënë gjithmonë i vendosh fëmijët para vetvetës. Qoftë ajo në ruajtjen e ushqimit për fëmijët, apo pijes, ajo gjithmonë kujdeset për fëmijët njëherë pastaj për vetveten.

01. Ajo të do pa interes – pa marrur parasysh se çfarë bën, çfarë gabime bën, sa shumë e lëndon, dashuria e saj për ty kurr nuk shterret dhe gjithmonë do të jetë pa interes. Dashuria e sajë është dashuri e çiltër dhe e pastër. Kjo dashuri e thellë në zemrën e nënës reflekton kur ajo të urdhëron për gjëra të mira dhe të ndalon nga gjërat e këqija.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-arsye-pse-nenat-jane-te-mrekullueshme/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala