10 arsye përse një shok i ngushtë është më mirë se një i dashur

Autori:Avdyl Pajaziti

Të kesh një të dashur është fantastike për shumë arsye. Por ka një arsye edhe më të mirë për të pasur një shok vërtet të ngushtë dhe ky ndonjëherë ia kalon të dashurit.

Ai është për një kohë të gjatë

E thënë thjesht, ndryshe nga një i dashur, që me shumë gjasa mund t’u japë gjërave fund kur të ketë dëshirën, një shok mbetet gjithnjë i tillë, pavarësisht gjithçkaje që ndodh. E njëjta gjë vlen edhe për ty. Nuk ke ndër mend t’u japësh fund marrëdhënieve me të hasur në një vështirësi apo një zënkë.

Ai do t’ju thotë të vërtetën

Pyeteni për çfarë të keni dëshirë, ai do t’ju thotë të vërtetën pa lajka. Nëse doni të dini si ju rri një fustan, mos ngurroni ta pyesni dhe ai nuk do të ngurrojë t’ju japë mendimin e tij të ndershëm. Është totalisht ndryshe të pyesni dikë që në një mënyrë është i lidhur me ju dhe që nuk mund t’jua prishë qejfin.

Mund të porosisni çfarë të doni në restorant

Nuk keni pse e lodhni mendjen se çfarë do të mendojë ai për ju dhe kaloritë që konsumoni. Thojini lamtumirë sallatave thjesht për t’u dukur mirë në sytë e tij, hani ç’të doni, pa asnjë limit. Për më tepër me shokun e ngushtë mund të porosisni edhe një pjatë të shtrenjtë, pasi e dini mirë që do të paguani bashkë ose mund t’ia shpërbleni herë tjetër.

Jeni e lirë përpara tij

Me një mik të ngushtë mund të jeni e lirë të bëni edhe sjellje që mund të cilësohen si ‘të shpifura’ pa u ndier e detyruar të shpjegoni ndonjë gjë.

Ai ju pëlqen për personalitetin e hatashëm

Një shok i ngushtë nuk ju do me pjesë. Ai, ndryshe nga i dashuri që mund të pëlqejë buzëqeshjen apo aspekte të caktuara tuajat, ju pëlqen të gjithën siç jeni. Marrëdhënia juaj me një mik të ngushtë është e një niveli tjetër, pasi nuk ka të bëjë me tërheqjen fizike apo pamjen. Shoku ju do për karakterin dhe tërësinë.

 

Nuk përfshiheni në mesazhe të kota

Ka ca biseda ngërçi që përfshijnë dy njerëz në një lidhje romantike, gjë që na ndodh të gjithëve kur jemi në një lidhje çifti. Me një mik dërgimi i mesazheve është i rezervuar vetëm për shaka dhe për të bërë plane për të ardhmen e afërt.

Nuk shqetësoheni se mos e bezdisni

Nëse i dashuri juaj nuk i përgjigjet një mesazhi ‘zgjohu, le të hamë mëngjes’, ju mund të hezitoni t’i telefoni atij 37 herë dhe të zgjidhni t’i shfaqeni në derë për ta zgjuar personalisht nga frika se ai mund t’ju mendojë si të çmendur dhe të fiksuar pas tij. Një shok e di që nuk jeni e çmendur dhe se nëse këmbëngulni, e keni për qëllimin dhe jo për të.

Nuk keni pse i blini dhurata për festa

Që nga Shën Valentini, te dita e përvjetorit, nuk keni përse shpenzoni para çdo dy-tre muaj për të mbajtur lidhjen të mbushur me varietet dhe surpriza. Ka vetëm një ditë që do t’ju detyrojë t’i blini dhurata dhe ajo është ditëlindja e tij.

E prezantoni me familjen pa problem

Nëse ka një djalë që mund ta çoni te familja pa u shqetësuar për të justifikuar problemet e tij, ky është shoku juaj i ngushtë. Ai është një njeri që edhe prindërit tuaj do ta pranojnë pa asnjë kusht.

Ai dëgjon

Pavarësisht se sa përpiqet i dashuri juaj t’ju dëgjojë, ka raste kur një mik do të jetë gjithçka ju nevojitet për t’ju dëgjuar pa ju paragjykuar dhe me përqendrim të plotë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-arsye-perse-nje-shok-i-ngushte-eshte-me-mire-se-nje-i-dashur/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala