10 arsye përse duhet të lexojmë çdo ditë

Autori:Avdyl Pajaziti

Të mirat që i marrim nga leximi janë vështirë të numërueshme. Leximi është ushqimi i preferuar i trurit. E mirë nga leximi do të mjaftonte vetëm knaqësia që e përjetojmë kur lexojmë ndonjë libër të mirë. Leximi nëse bëhet pasion, do të jetë në kulmin e pasioneve dhe të kënaqsive që do të mund ti përjetoni. Nga mënyrat që leximi të bëhet pasion për lexuesin është që ai të lexojë shumë dhe të lexojë rregullisht.

Tani do t`i numërojmë dhjetë arsyje tjera se përse duhet të lexojmë çdo ditë.

  1. Duke lexuar rregullisht e mbajmë trurin të freskë, poashtu freskia përfshin edhe kthjelltësinë në mendime, në ide, koncepte, pikëpamje, vizualizime. Mbajtja e trurit aktiv, parandalon çrregullime potenciale që mund ta godasin trurin. Mbajtja e trurit aktiv dhe të freskët arrihet shumë lehtë për mes leximit të vazhdueshëm.
  2. Dobi tjetër që e marrim nga leximi i përditshëm është edhe reduktimi i stresit. Ndjenja kur lexon një libër i mirë e sfidon dhe shpesh herë e mposht ndjenjën e një dite të keqe.
  3. Dija që merret nga librat na regjistrohet në kokë, dhe nuk jemi të vetëdijshëm se sa ndikon secili informacion të cilin e marrim. Një informacion i vogël, i thjeshtë shumë lehtë mund ta ndryshojë botën tuaj. Dija ka bërthamore. Dija gjendet nëpër libra, prandaj lexoni.
  4. Pasurimi i fjalorit është një aftësi të cilën e përfitojnë dhe e zotërojnë vetëm ata që lexojnë. Një fjalor i pasur ju bën më të çmuar edhe në shoqëri, edhe në punë edhe krijon vetëbesim te ju.
  5. Përmirësimi i mbamendjes është përgjigja tjetër, në pyetjen se përse duhet të lexojmë çdo ditë. Mbamendja sa do që është gjenetike dhe e trashëguar, prap ka mundësi që të zhvillohet dhe të përmirësohet.
  6. Kush lexon pajiset me aftësi më të thella analitike, dhe i dallon gjërat më lehtë, dhe rrjedhimisht është më largpamës, më praktik, dhe është më i pregaditur.
  7. Përmirësimi i vigjilences është arsyeja e shtatë përse duhet të lexojmë përditë. Thonë : `Librat t`i çelin sytë`. Është shumë e vërtetë pasi duke lexuar na përmirësohet fokusimi, jemi më vigjilent dhe më sy hapur.
  8. Aftësitë për shkrim na përmirësohen duke lexuar. Ky përfitim vjen në saje të pasurimit të fjalorit.
  9. Qetësia dhe stabiliteti të cilën e kanë lexuesit është një mirësi që buron nga leximi i përditshëm. Lexuesit e përditshëm nëpër leximet e tyre shpesh përfitojnë qetësi dhe paqe me vetvetën dhe me të tjerët.
  10. Knaqësia që ta dhuron një libër pasi e lexon është e papërshkrueshme. Argëtimi që vjen duke lexuar nuk mund të rrëfehet, vetëm të përjetohet. Prandaj, le të bëhemi lexues të rregullt.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-arsye-perse-duhet-te-lexojme-cdo-dite/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala