10 aeroportet që flirtojnë me rrezikun

Autori:Avdyl Pajaziti

Aeroporti ose Aerodromi është një fushë me pistë e me pajisje të nevojshme për ngritjen, uljen dhe qëndrimin e aeroplanëve e të mjeteve tjera fluturuese në shërbim të bartjes së udhëtarëve, bagazhit, mallrave, dhe qëllimeve tjera.  Zakonisht aeroportet e mëdha ndërkombëtar ndodhen në afërsi të qyteteve të mëdha dhe janë të lidhura me rrugë dhe autostrada. Më poshtë jepen dhjetë aeroportet me kushtet më ekstreme dhe më të rrezikshme në botë: 

10 – Aeroporti Juancho E. Yrausquin, Ishulli Saba

10

Mbërritja në këtë ishull të mrekullueshëm të Karaibeve mund të jetë pak stresuese dhe e frikshme, falë pistës me gjatësi 1300 këmbë – vetëm pak më e gjatë se gjatësia e një anije luftarake. Pista me gjatësi shumë të shkurtër është e rrethuar nga shkëmbinj të gjatë, dhe ulja sa vjen e bëhet më më e rrezikshme për shkak të shpatit të pjerrët ku bëhet zbritja,i cili të çon drejt e në oqean. Për këto arsye, ky konsiderohet një nga aeroportet më të rrezikshme në botë. Një lëvizje apo manovër e gabuar e pilotit gjatë zbritjes bën që aeroplani të përfundojë direkt në greminë. Aeroplanët e mëdhenj e shmangin këtë aeroport për arsye të qarta, por edhe për një avion shumë të vogël, duket se zbritja është një mision shumë i vështir – sidomos kur kushtet klimaterike janë të këqija. Të paktën çdo kush e di se kush duhet fajësuar për rënien e vazhdueshme të turizmit në këtë ishull.

9 – Aeroporti Qamdo Bamda, Tibet

9Aeroporti i Qamdo Bamdas është aeroporti më i lartë në botë, i vendosur në lartësinë 14 mijë këmbë mbi nivelin e detit. Akoma më impresionuese se lartësia e aeroportit është pista e saj me gjatësi 3.5 milje. Të paturit e një piste të gjatë sa 60 herë madhësia e një fushe futbolli mund të duket e tepruar, por mesa duket pistat e gjata janë të rrezikshme kur bëhet fjalë për të patur ulje të sigurt në lartësi të mëdha. Në nivelin e detit, ku shpejtësia e avionit është 150mph, mund të jenë të nevojshme rreth 5 mijë këmbë gjatësi piste për të bërë ndalesën. Por kur bëhet fjalë për një lartësi prej 14 mijë këmbë mbi nivelin e detit, e njëjta shpejtësi mund të kërkojë që avioni të bëjë zbritjen në një pistë dy herë më të gjatë se ajo e lartpërmendur. Të udhëtuarit në lartësi të mëdha mund të jetë e rrezikshme në çdo moment, dhe udhëtarët duhet të jenë të ndërgjegjshëm për kushtet e udhëtimit përpara se të vendosin të shkojnë në vende të tilla.

8 – Aeroporti Gustaf III, Saint Barthelemy

8Aeroporti i vogël i Gustav III, në ishullin e Karaibeve Saint Barthelemy, u ofron si pilotëve ashtu dhe pasagjerëve një aventurë të rrezikshme dhe kërcënuese. Korridori në të cilin është ndërtuar pista është jashtëzakonisht i ngushtë, dhe aeroplanët afrohen tmerrësisht shumë me shpatet ngjitur me ishullin në momentin e zbritjes, ose ekziston rreziku i fundosjes në oqean në rast pakujdesie apo gabimi gjatë çdo uljeje. Pavarësisht se idea që krijohet kur mendon se mund të përjetosh një zbritje të tillë është frikësuese, lajmi i mirë është se asnjë nuk është lënduar gjatë zbritjeve në këtë aeroport.

 

7 – Pista e akullit, Antarktidë

Rreziku i uljes së avionit në Pistën e Akullit ka të bëjë më tepër me kushtet ekstreme klimaterike me të cilat 7piloti duhet të përballet, se sa me dizajnin apo pozicionin e aeroportit në vetvete. Pista e Akullit është një nga tre pistat më të rëndësishme që përdoret për mbajtjen e materialeve dhe kërkuesve në Stacionin McMurdo të Antarktidës. Ashtu siç tregohet dhe nga emri, nuk ka asnjë psitë të dukshme – thjesht zgjatime dhe shenja të dukshme në akull dhe dëborë. Në Pistën e Akullit nuk ka kufizime hapësire, ndaj këtu dhe aeroplanët më të mëdhenj mund të bëjnë zbritjen me shumë lehtësi. Sfida e vërtetë në këtë rast të është siguruarit që pesha e avionit dhe ngarkesës të mos thyejë akullin ose që avioni të mos ngecë në borën e butë. Në momentin që pista fillon dhe thyhet, avionët ridrejtohen për në dy fushat e tjera të aeroplanëve.

6 – Aeroporti Courchevel, Francë

6Qyteti Courchevel në Alpet Franceze është një nga resortet e skive më të famshme në Europë, por ajo që duket se e ka bërë qytetin më të njohur është aeroporti i tij, që ndodhet në brendësi të maleve. Ai ka një pistë të shkurtër prej 525 metrash, e cila është e valëzuar dhe bëhet e rrezikshme për pilotët jo vetëm për formën e saj por dhe për shkak të erërave si pasojë e vendndodhjes gjeografike. Aeroporti Courchevel nuk është i njohur vetëm për lartësinë e madhe dhe vendndodhjen fantastike, por edhe për faktin se ka patur një rol kryesor në filmin James Bond “E ardhmja nuk vdes kurrë”, në të cilën Z. Bond realizon një zbritje të suksesshme në një aeroport ekstremisht të rrezikshëm.

5 – Aeroporti Ndërkombëtar Barra, Skoci

5Ky është me shumë siguri aeroporti i vetëm në botë që shërben gjithashtu dhe si plazh. Ngritjet dhe zbritjet në këtë aeroport ndodhin në të njëjtin vend ku njerëzit kalojnë kohën e lirë gjatë pritjes në aeroport. Dhe ky është vetëm fillimi: gjatë baticave në mbrëmje, ndriçimi dhe dritat e gjithë makinave që kalojnë bëhen shoqëruese të pilotëve gjatë uljes së tyre. Për të gjithë ata që thjesht dëshirojnë të bëjnë një shëtitje romantike përgjatë detit, janë vendosur shenja paralajmëruese që informojnë ata për fluturimet dhe zbritjet e pritshme. Barra konsederohet një aeroport ndërkombëtar nga Organizata e Trafikut Ajror, dhe duket se asnjë lloj sugjerimi logjik apo kritik nuk do të jetë relevant apo i pranueshëm për këto autoritete.

 

4 – Aeroporti Ndërkombëtar Tonkontin, Honduras

4Në Tegucigalpa, kryeqyteti i Honduras, njerëzit fluturojnë në një nga aeroportët më të rrezikshëm dhe më famëkeq në botë. Ai ka qenë subjekt i hetimeve të shumta të aksidenteve të rënda dhe serioze, përfshi këtu dhe një përplasje në 2008, që shkaktoi vdekjen e pesë pasagjerëve. Aeroporti u hap në 1934, një periudhë në të cilën aeroplanët ishin shumë më pak të fuqishëm dhe nuk kërkonin pista të përmasave të mëdha. Pista Tonkontin është vetëm 7 mijë këmbë e gjatë dhe gjendet në një luginë të rrethuar nga male. Ajo që është më e vështirë të besohet, dhe që prej disave konsiderohet dhe aspketi më i frikshëm i këtij aeroporti, është fakti se kjo pistë ka vetëm një korsi lëvizjeje – si aeroplanët që ulen ashtu dhe ato që ngrihen, përdorin të njëjtën rrugë, duke rritur riskun në mënyrë dramatike. Pavarësisht këtyre faktorëve me risk të lartë, në këtë aeroport ulen avionë me përmasa të mëdha.

 

3 – Aeroporti Tenzing Hillary, Nepal

3Aeroporti i Luklas, siç është emri i tij origjinal, më vonë u riquajt Tenzing Hillary, në nder të alpinistëve të parë që arritën të ngjisnin malin Everest. I ndodhur në Lukla, Nepal, aeroporti shërben dhe u vjen në ndihmë alpinistëve që shpresojnë “të pushtojnë” malin Everest, ashtu dhe eksploruesve që dëshirojnë të zbulojnë rajonin e Everestit. Rreziqet në këtë aeroport përfshijnë erërat e forta dhe retë ekstreme që mbulojnë pamjen, por megjithatë këto nuk përbëjnë aspektet më të frikshme të tij. Ashtu si aeroporti Gustaf III, njëra anë e pistës përbëhet nga terren i lartë malor, ndërsa ana tjetër, në vend të një plazhi të bukur, ka një humnerë 2 mijë këmbë të thellë. Në këtë aeroport kanë ndodhur aksidente të shumta, dhe më i fundit në 12 Tetor të 2010-s.

2 – Aeroporti Madeira, Portugali

Dy pistat kryesore në aeroportin Madeira kishin gjatësinë prej 5250 këmbë, kur ai u hap për herë të parë në 21964. Pas një përplasjeje të tmerrshme në 1977, në të cilën një avion Boeing 727 u përplas me një urë guri dhe përfundoi në det, një nga pistat e zgjerua me 625 këmbë. Në fillim të vitit 2000, kjo pistë u zgjerua akoma më tepër duke e shtrirë atë më shumë drejt zonës së plazhit, dhe që mbështetej në kolona. E ndryshuar ose jo, baza e aeroportit të Madeiras mbetet e rrezikshme dhe në ditët e sotme, edhe për pilotët me më shumë eksperiencë. Pavarësisht instikteve të tyre të mira, pilotët duhet fillimisht të drejtojnë avionin në drejtim të majës së malit, dhe më pas të kthehen menjëherë majtas me qëllim shmangien me përplasjen me malin.

1 – Aeroporti Gibraltar, në Gibraltar

1Aeroporti i Gibraltarit nuk është vetëm një nga më të rrezikshmit në botë, por dhe një nga më të “zënët”. Pavarësisht sa e pabesueshme mund të duket, korridori i këtij aeroporti kalon përmes rrugës kryesore të qytetit. Mjetet dhe makinat detyrohen që çdo herë që një avion ngrihet ose zbret në pistë, të ndalojnë. Është mahnitës dhe i habitshëm fakti që aty nuk ka ndodhur asnjëherë asnjë aksident.

 

 

/javanews.al/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-aeroportet-qe-flirtojne-me-rrezikun/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala