10 aeroportet më të mirë në Evropë [FOTO]

Autori:Avdyl Pajaziti

Aeroporti i qytetit të Londrës, London City Airport (LAC) – në vit udhëtojnë 3.4 milion pasagjer nga ky aeroport. British Airways, ofron biznes klas special për ata që udhëtojnë në New York.

Aeroporti i qytetit të Madrid-it, Madrid Barajas International Airport (MAD) – pasagjerët vjetorë janë 39.7 milion. Njerëzit pëlqejnë arkitekturën e saj, mirëpo nuk janë ndarë të kënaqur rreth opsioneve të ngrëjes.

Aeroporti i Koln-it të Gjermanisë, Cologne Bonn Airport (CGN) – 9.1 milion pasagjer vjetor. Pëlqehet arkitektura e këtij aeroporti si dhe terminalet e saj të pastra dhe efiçente.Aeroporti i Helsink-it, Helsinki Airport (HEL) – Pasagjerët vjetor që udhëtojnë nga ky aeroport janë 15.3 milion. Udhëtarët që udhëtojnë nga ky aeroport kanë mundësi ta kalojnë kohën në mënyra të ndryshme. Me anë të vizitës së Galerisë së arteve, apo muzeu i aviacionit.

Aeroporti i Kopenhagës, Copenhagen Airport (CPH) – 1 milion pasagjer vjetor.

Aeroporti i Frankfurt-it, Frankfurt Airport (FRA) – 58 milion pasagjer vjetor. Këtë aeroport e karakterizon transiti në mes terminaleve dhe vendeve për ushqim apo për blerje.

Aeroporti i Amsterdamit, Amsterdam Schiphol Airport (AMS) – 52,6 milion pasagjer për vit. E hapur në vitin 1916, Schipol cilësohet për variacione të gjëra të aktiviteteve. Posedon librari në të cilën mund të lexosh libra përderisa pret të vij koha për fluturim.
Aeroporti në Londër, London Heathrow Airport (LHR) – 4 milion pasagjer për vit, më shumë sesa aeroporti tjetër i Londrës. Cilësohet si aeroporti me terminalet më të mira në botë, sipas Skytrax.

Aeroporti i Cyrih-ut, Zurich Airport (ZRH) – 9 milion pasagjer në vit. Për udhëtarët që u bie të presin shumë, aeroporti ofron biçikleta me qera si dhe ekskursion në muzeun e Zvicrës.
Aeroporti i Mynhen-it, Munchen Airport (MUC) – 7 milion pasagjer në vit. Aeroporti i Mynih-ut shërben si një qendër për kompanitë e fluturimeve si Air Berlin, Lufthansa dhe Condor. Ka arkitekturë të bukur me xham. Parku i afërt i aeroportit ka fushë për minigolf dhe një pamje të avionëve historik.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-aeroportet-me-te-mire-ne-evrope-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala