10.000 kosovarë do të kthehen deri në dhjetor të këtij viti

Drejtori i Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion në Ministrin e Brendshme, Valon Krasniqi thotë se vendet në të cilat kosovarët kanë kërkuar më së shumti azil, përveç Gjermanisë, janë: Franca dhe Austria.
Personat të cilët kanë migruar gjatë vitit 2014 dhe muajve të parë të vitit 2015, sipas tij, nuk përfitojnë asgjë nga shteti pas kthimit të tyre, përjashtuar rastet e personave të cenueshëm. Sipas Krasniqit, deri në fund të këtij viti pritet të kthehen edhe 10 mijë emigrantë.
Ai thotë se Gjermania nuk i penalizon me ndalim të zonës Schengen personat që kthehen në Kosovë me vullnetin e tyre.
Ndërkohë ditë ma parë ministri i jashtëm gjerman e ka quajtur turp migrimin e ballkanasve në vendet evropiane. Ndërsa dje, të dhënat e databazës statistikore të Eurostat njoftuan se nga mbi 13 mijë aplikime për azil nga Shqipnia, vetëm 1040 prej tyre kanë fituar statusin e azilit, ndërsa nga Kosova vetëm 830 persona.
Franca është vendi që ka dhënë ma shumë vendime pozitive dhe jo Gjermania.