1 Shtatori nuk i gëzonë fëmijët nga familjet e varfra

Autori:Gazeta Fjala

Me 1 shtator kur në gjithë vendin ka filluar viti i ri shkollor, janë mijëra fëmijë që nuk u janë bashkuar bashkëmoshatarëve në klasa.

Gazeta Fjala, bazuar në një raport të Bankës Botërore mbiedukimin dhe buxhetet familjare raporton se fëmijët nga familjet e varfra dhe ato në varfëri ekstreme kanë më pakë gjasa të regjistrohen në shkolla.

Në vitin 2011 sipas raportit mos regjistrimi i fëmijëve në arsimin bazik, të fëmijëve nga mosha 10-15 vjeç, në familjet e definuara si të varfra arrinë një shifër prej 2.9 përqind.

Kurse në familjet me varfëri ekstreme mos regjistrimi i fëmijëve shkon deri në 3.5 përqind.

Shifra edhe më shqetësuese shfaqen në nivele më të larta të arsimit.

“Përderisa një e katërta e të gjithë të rinjve prej 16 deri 20 vjeç nuk janë të regjistruar në arsim më të lartë (sesa bazik) kjo normë rritet në mbi 30 përqind për fëmijët nga familjet e varfëra dhe 40 përqind për familjet në varfëri ekstreme”, shkruan raporti i BB.

Për të përmirësuar këtë gjendje Banka Botërore sugjeron ndihmë më të madhe për kalim nga gjendja e varfërisë.

“Për të rritur regjistrimet në shkollë do të përfitonin nëse si cak kanë të i u ofrojnë fëmijëve nga familjet më të varfra një mënyrë për t’u shkëputur nga cikli i varfërisë”, sugjeron BB. / Gazeta Fjala

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/1-shtatori-nuk-i-gezone-femijet-nga-familjet-e-varfra/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala