1 muaj pritje për të hyrë në testin për patentë-shofer

Autori:Avdyl Pajaziti

Në qendrën për patentë-shofer, në Prishtinë, ka disa muaj që qytetarët të cilët aplikojnë për testin me shkrim, po presin deri në 1 muaj për t’iu nënshtruar këtij testi.

Në këtë qendër në vazhdimësi po shkelet rregullorja dhe ligji i cili e përcakton se afati 3 ditor është minimal që kandidati duhet të presë.

Erolinda Kelmendi, e cila ka paraqitur provimin ditën e martë, më 24 nëntor, i duhet të presë deri më 23 dhjetor 2015.
Pritje prej 3 javësh do të ketë edhe për Arlind Zenelin. “E di që duhet brenda 3 dite të paraqitem në provim por, këtu më kanë caktuar 3 javë pritje”, ka thënë Zeneli.

Edhe R. Nishori kishte udhëtuar rreth dy orë, që të aplikojë për testin e patentë-shoferit, thotë se data për t’u futur në test iu caktua më 17 dhjetor. “Nga ora 8:00 kam ardhur në qendrën për patentë, ka 3 orë që pres dhe në fund me thonë se pas 3 jave duhet të paraqitem për provim”, është shprehur Nishori, i cili ka aplikuar më 24 nëntor./Zeri/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/1-muaj-pritje-per-te-hyre-ne-testin-per-patente-shofer/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala