1 muaj paraburgim për Ylli Hoxhën dhe 4 aktivistë të tjerë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e sigurisë prej një muaji paraburgim ndaj aktivistëve të opozitës, Premton Ibërdemaj,Ylli Hoxha, Uran Hasani, Arbër Kaqorraj, dhe Armend Loshaj.
Kjo masë është caktuar pasi të lartpërmendurit ishin arrestuar pas protestave për lirimin e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
“Masa e paraburgimit ndaj të pandehurve të lartpërmendur është caktuar në bazë të nenit 187 par.1 nënparagrafi 1.2, pika 1.2.1 dhe pika 1.2.3 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës” thuhet në komunikatë.
Në ndërkohë Gjykata ka refuzuar kërkesën për caktimin e masës së sigurisë ndaj të pandehurve: Shpat Selmanaj, Endrin Cacaj, Visar Dobraj, dhe Ardonis Mulaj./ Gazeta Fjala./