“1 milion” kontrabandë

Oficerët doganor të premten gjatë kontrollit të mallrave të importuara arritën të gjejnë mbi 3200 copë, parfum dhe kremra të falsifikuara në vlerë 15,000 euro.
“Oficerët gjetën mallra të markave të mbrojtura tregtare respektivisht brendin ”1 Million” në sasi dhe paketime të ndryshme”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.
Këto mallra janë konfiskuar, të njejtat do ti nënshtrohen asgjësimit derisa kompania është gjobitur sipas ligjit.
Ngarkesa dhe malli sipas zyrtarëve të doganës është kontrolluar dhe ekzaminuar në bazë të analizës së riskut, derisa kontrolla rezulltoj me gjetjen e mallrave të padeklaruar, deklarim të pasaktë dhe mallra me marka tregtare të cilat shklelin ligjin e drejtës dhe pronësis intelektuale.