1 milion euro për konviktin e ri të studentëve (Dokument)

Studentëve të Universitetit të Prishtinës do t’u rritet hapësira për banim, pasi nga shtatori i këtij viti, do të fillojnë punimet për ndërtimin e konviktit të ri, me kapacitet prej 300 shtretërve.
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka përzgjedhur kompaninë “Standard Plus” nga Malisheva me të cilën MASHT pritet ta nënshkruaj kontratën me 1 shtator 2015 për ndërtimin e konviktit numër 8 që kushton 1 milion e 31 mijë euro, raporton Gazeta Fjala.
Kompania “Standard Plus” fituese në këtë tender udhëhiqet nga Dashmir Limaj, banor i lagjes së njejtë në Bajë të Malishevës nga ku vjen edhe kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj/Gazeta Fjala/.