1 maji, dita e punëtorëve

Autori:Zekirja Shabani

Sindikatët e punëtorëve në tërë botën sot e shënojnë 1 majin, Ditën e Punëtorëve e cila në shumë vende karkterizohet me protesta për atë që konsiderohet si përpjekje e vazhdueshme për të siguruar të drejtat elementare të punëtorëve.

Në Kosovë, Rrjeti i të Rinjve Sindikalist i BSPK-ës do të ngjis pllakate nëpër vende të dukshme të qytetit, në të cilat shkruan: “1 Maj, Dita Ndërkombëtare e Punës”  me një “foto-mesazh”  nën të cilën është shënuar edhe slogani: “Bashkimi e bën fuqinë”.

Kjo ditë Kosovën e gjen më përqindjen më të lartë të papunësisë në rajon. Përfaqësues të punëtorëve e konsiderojnë të vështirë uljen e shkallës se papunësisë , pasi sipas tyre, autoritet kompetente nuk merren më identifikimin e problemeve por më statistikat.

Protestat e para që kanë çuar deri te shënimi i 1 Majit si Dita e Punëtorëve janë mbajtur në Australi dhe SHBA, ndërsa ishte kongresi i Internacionales së parë të socialstëve dhe anarkistëve në Gjenevë që dolën me propozimin për ditën ligjore të punës prej 8 orësh.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/1-maji-dita-e-punetoreve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala