1.8 milionë euro për mirëmbajtjen e “Ibrahim Rugovës” (Dokument)

Autori:Zekirja Shabani

Ministria e Infrastrukturës ka përzgjedhur kompaninë “Famis Co”, nga Suhareka dhe kompanitë “Papenburg”, “Adriani” dhe “Toifor” që të mirëmbajë për sezonin dimërorë në pjesë të ndara autostradën “Ibrahim Rugova”.

Kontrata që do të nënshkruhet me 13 tetor parasheh që këto kompani të angazhohen për 36 muaj në mirëmbajtjen e auto-udhës, siç e quan Ministria e Infrastrukturës në tenderin me vlerë 1,861,264.98 euro, transmeton Gazeta Fjala.

Kompania “Famis Co” do të paguhet 1.1 milion euro për mirëmbajtjen rutinë për vitin 2015 dhe 2016 dhe mirëmbajtjen dimërore për sezonin dimëror 2015/2016 si dhe 2016/2017 e Auto udhës “Ibrahim Rugova A7” – segmenti Morinë Gjurgjicë.

Ndërkaq për mirëmbajtjen e pjesës tjetër të Auto udhës – Segmenti Bresje – Besi, Rrugës Nacionale N9, Segmenti Bresje–Gjurgjicë- Udhëkryqit të auto-udhës A7/A6 deri në Konjuh dhe kyçja me Rrugën Nacionale N2 do të angazhohen kompanitë Papenburg, Adriani dhe Toifor në vlerë prej 682,520.80 euro./Gazeta Fjala/

Ibrahim Rugova

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/1-8-milione-euro-per-mirembajtjen-e-ibrahim-rugoves-dokument/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala