1.8 miliardë euro për refugjatë dhe emigrantë

Autori:Avdyl Pajaziti

– Komisioni Europian deklaroi të mërkurën se do të investojë 1.8 miliardë euro për të menaxhuar çështjen e refugjatëve, emigrantëve dhe çështjet e sigurisë së brendshme.

Eurokomisionieri për Migracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopoulos, tha se problemi i emigrantëve është një nga punët kryesore të Komisionit Europian.

Politikat e emigrantëve ndikojnë BE-së në shumë aspekte, por vendet anëtare s\’mund të përballen veçmas me këtë problem, prandaj nevojitet ndihma e KE-së.

Parashikohet se investimet do të përdoren për emigrantët sipas rajoneve, riatdhesimin e tyre, përballimin e sfidave që lidhen me krimin e organizuar, terrorizmin, drogën, etj.  Sipas të dhënave, në vitin 2014, numri i refugjatëve të regjistruar në BE u rrit në 44% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke shënuar një rekord historik prej 626 mijë vetash.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/1-8-miliarde-euro-per-refugjatet-dhe-emigrantet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala