1.6 milion euro për 28 ligje

Autori:Avdyl Pajaziti

Mbi 1 milion e 620 mijë euro janë paguar për nëntë muajt e parë të këtij viti vetëm për pagat e deputetëve të Kuvendit, pa përfshirë beneficionet për punën në komisione, mëditjet e majme që marrin, pjesëmarrjet në seanca dhe shpenzimet për udhëtime zyrtare, përfshirë biletat e aeroplanëve dhe akomodimi në hotele.

 Luksi i deputetëve i ka kushtuar goxha shtrenjtë buxhetit të shtetit prej gati 2 milionë euro përfshirë të gjitha shpenzimet e tyre, derisa nuk janë treguar të zellshëm njësoj edhe në miratimin e ligjeve, të cilët nga janari i sivjetmë deri në tetor kanë arritur të miratojnë vetëm 28 ligje.
Deputetët e Kuvendit llogaritet të kenë paga të mira dhe të ardhura më të majme, të cilët marrin nga 1500 euro pagë mujore pa i llogaritur këtu përfitimet tjera shtesë që marrin për çdo aktivitet të tyre. Sipas një përllogaritjeje, del se nga buxheti i Kosovës vetëm për pagat e 120 deputetëve ndahen 2 milionë e 142 mijë euro, por që në këtë kuadër nuk hyjnë beneficionet tjera.

Gazeta “Zëri” ka arritur të sigurojë një dokument, i cili tregon se janë shpenzuar qindra e mijëra euro për mëditjet e ligjvënësve dhe akomodimin e tyre nëpër hotele gjatë udhëtimeve zyrtare. Nga janari i sivjetmë e deri më tash nga buxheti i shtetit janë harxhuar mbi 57 mijë euro vetëm për mëditjet e deputetëve. /Zeri 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/1-6-milion-euro-per-28-ligje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala