1.3 milion euro dëme nga protesta

Sipas perllogaritjeve të para nga ekipet në terren të Ministrisë së Administratës Publike, Gazeta Fjala, ka mësuar se dëmi i shkaktuar nga protesta e djeshme në Prishtinë (duke perfshirë riparimet) mund të sillet rreth 1.3 milion euro.
“Aty përfshihen dëmi ne objekte publike, private, dëmet ne sheshe, dëmet nëpër rrugë, dëmet e veturave private, dëmet e makinerisë së policisë, driqimi, shenjëzimi etj”, thotë një burim brenda kësaj ministrie.