Ministria e Bujqësisë ka realizuar pagesat e subvencioneve për dele 

Autori:Avdyl Pajaziti

Sot janë realizuar pagesat e subvencioneve për dele dhe shuma totale e pagesës është 1 milionë e 670 mijë euro për 1048 përfitues nga e gjithë Kosova.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Bujqësisë, në procedurë të realizimit janë pagesat e subvencioneve për dhi, ku numri i përfituesve është 183 me një pagesë totale prej rreth 140 mijë euro.

“Me këtë pothuajse kanë përfunduar të gjitha pagesat e subvencioneve për këtë vit, dhe në ditët në vazhdim ne do t’ju japim një pasqyrë totale të pagesave që kemi realizuar gjatë vitit në skemen e subvencioneve”, thuhet në njoftim.

“Tek ata që ka vonesa në daljen e mjeteve në bankë, çështjet zakonisht lidhen me procedurat e bankave, pra disa i procedojnë më herët, brenda 1 ose 2 dite, e të tjerat ndoshta 1 ditë më vonë. Vonesat eventuale më të gjata ndërlidhen me ndonjë gabim teknik në numrin e xhirollogarive apo mospërputhjes mes emrit në dosje për pagesë dhe emrit në xhirollogarinë bankare, e cila më pastaj rregullohet brenda disa ditëve”, sqaron njoftimi i Ministrisë.

Këto lista mund t’i gjeni në uebfaqen e AZHB-së.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/%ef%bb%bfministria-e-bujqesise-ka-realizuar-pagesat-e-subvencioneve-per-dele/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala