​Më 28 nëntor opozita me marsh paqësor

Autori:Gazeta Fjala

Është konfirmuar edhe njëherë për marshin e opozitës më 28 nëntor. Jakup Krasniqi nga NISMA për Kosovën, gjatë fjalimit të tij në Pallatin e Rinisë, ku janë tubuar strukturat e partive opozitare, ka thënë se opozita në këtë datë historike do të bëjë marshim paqësor.

Krasniqi gjatë fjalimit të tij ka përmendur edhe peticionin e nënshkruar nga 200.000 qytetarë, që sipas tij, ka treguar se banorët e Kosovës nuk janë të kënaqur me Qeverinë.

“Peticionin i opozitës ka treguar se qytetarët nuk janë të kënaqur me Qeverinë. Ne, më 28 nëntor do të bëjmë një marshim paqësor dhe do të tregojmë se marrëveshjet e arritura me Serbinë nuk duhet të kalojën”

Kurse deputeti i AAK’së, Pal Lekaj, ka thënë se në marshin paqësor do të mblidhen mbi 200.000 njerëz.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/%e2%80%8bme-28-nentor-opozita-me-marsh-paqesor/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala