​Konfirmohet vdekja e personit që u aksidentua sot në magjistralen e Pejës (FOTO)

Autori:Gazeta Fjala

Policia e Kosovës ka konfirmuar se i aksidentuari i sotëm në magjistralen e Pejës ka vdekur.

Zëdhënësi i Policisë, Xhevat Ibra ka treguar se nesër do të dalin me raport të detajur lidhur me ngjarjen

“Vetëm mund të konfirmoj se personi i aksidentuar ka ndërruar jetë. Për detaje tjera do të njoftojmë nesër pasi ta marrim raportin e mjekut”, ka thënë Ibra, për Gazetën Express.

Ndryshe, aksidenti ka ndodhur sot në mesditë, ndërsa viktima ishte këmbësor. Sipas policisë, viktima është nga qyteti i Klinës dhe ka moshën rreth të 60’tave.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/%e2%80%8bkonfirmohet-vdekja-e-personit-qe-u-aksidentua-sot-ne-magjistralen-e-pejes-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala