​Hoti në takimet vjetore të BERZH-it

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Financave Avdullah Hoti, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, po qëndron për vizitë zyrtare në Gjeorgji, ku do të marrë pjesë në takimet vjetore të Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim (BERZH) , që do të mbahen prej sot deri më 16 maj në kryeqytetin gjeorgjian Tbilisi.

Gjatë vizitës, ministri Hoti pritet të takohet me Presidentin e BERZH-it Suma Chakrabarti, si dhe me Sean Donlon dhe Ove Jensen, përfaqësues të Konstituencës së BERZH-ës, pjesë e së cilës është Republika e Kosovës. Ai do të takohet edhe me përfaqësues të Fondit për Zhvillim Ndërkombëtar të OPEC-ut – OFID, dhe përfaqësues të Bankës Evropiane të Investimeve – EIB

Hoti gjatë kësaj vizitë do të marrë pjesë edhe në sesionin e Bordit të Guvernatorëve të Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim, ku merr pjesë në cilësinë e Guvernatorit të Republikës së Kosovës në BERZH, njoftoi Ministria e Financave.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/%e2%80%8bhoti-ne-takimet-vjetore-te-berzh-it/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala