​Fiton biznesi që zgjidh problemin e martesave tek shqiptarët

Autori:Gazeta Fjala

Sot jetojnë përafërsisht 12 milion shqiptarë në botë, ndërsa shumica prej tyre janë në diasporë.

Gjithsesi, ata nga tani do ta keni më lehtë të gjejnë fatin e tyre të jetës dhe të martohen në mes veti përmes aplikacionit digjital “Albanian Friends” e cila u shpallë fituese e garës më interesantë të ndërmarrësisë në botë, Get in the Ring, te cilin për Kosovë e organizon Kolegji Universum në bashkëpunim me Rrjetin Kosovar të Biznes Engjujve (KOSBAN).

Albanian Friends është një rrjet social i cili Ju mundëson gjithë shqiptarëvë që të njoftohen në mes veti dhe të mund të gjejnë fatin e jetës

Get in the Ring është Olimpiada më e madhe botërore për Startups, një garë ndërkombëtare ku startup-et garojnë me njëra tjetrën në një Pitch-Betejë, në formë ringu.

GITR është një skenë globale për Nderrmarrësit e rinjë për tu njohur me investitor dhe përkrahës, të cilët mund të kontribuojnë me njohuri, networking, fonde dhe kohë.

“Albanian Friends”, fituesi i Get in the Ring Kosova do ta përfaqësoj Kosovën në finale rajonale e cila mbahet në Bullgari dhe nësë arrinë deri në finalën botërore, atëherë ka shancën të fitoj cmimin e madh prej 1 milion eurove.

Kolegji Universum si institucioni më ndërmarrës dhe inovativ në Kosovë, ka arritur të sjellë edhe një garë të rëndësishme dhe në këtë mënyrë, të mbështesë ndërmarrësinë dhe inovacionin tek të rinjët e Kosovës.

Klikoni www.universum-ks.org për më shumë informata rreth Get in the Ring.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/%e2%80%8bfiton-biznesi-qe-zgjidh-problemin-e-martesave-tek-shqiptaret/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala