​Faton Topalli nga arratia, thërret për protestë më 28 nëntor

Autori:Gazeta Fjala

Deputeti i arratisur i VV’së, Faton Topalli përmes një postimi në Facebook ka bërë thirrje për dalje në protestë e së shtunës, më 28 nëntor

“Me 28 Nëntor bashkohet kush ka përgjegjësi dhe dashuri për vendin

Sot, kushëdo që ka dashuri dhe përgjegjësi për vendin, kushëdo që e don REPUBLIKEN dhe lirinë, kushëdo që nuk e don kthimin e Serbisë në Kosovë, duhet të i bashkangjitet marshit paçësor në Prishtinë, duke i treguar Kryeministrit që nënshkrimi është i tij, por kundërshtimi i popullit.

Me 28 Nëntor unë dhe ti japim kontributin kryesorë kundër zajednicës.

Zajednica nuk kalon!”, ka shkruar në Facebook, Topalli.

Ndryshe, Topallin po e kërkon Policia e Kosovës për ta arrestuar për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/%e2%80%8bfaton-topalli-nga-arratia-therret-per-proteste-me-28-nentor/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala