​Donika Kadaj-Bujupi: opozita nuk u lejua të merrte pjesë në seancë nga policia

Autori:Gazeta Fjala

Donika Kadaj Bujupi shefe e grupit parlamentar të AAK’së,  ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se e ka përdorur policinë për të mos lejuar opozitën të merrte pjesë në seancën e fundit të Kuvendit.

Në konferencën e organizuar nga opozita ajo ka thënë se ishin rreth 100 policë që penguan pjesëmarrjen e opozitës në hapësirën ku u zhvendos Kuvendi i Kosovës pas hedhjes së gazit lotsjellës në sallën e mbledhjeve të Parlamentit.

“Pozita të premten ka tejkaluar çdo normë kushtetuese duke u vënë në shërbim të një shteti fqinj e Jo të Kosovës. Seanca e të premtes ka qenë klandestine. Opozita nuk është ftuar ndonëse ka provuar të marrë pjesë mirëpo nuk është lejuar nga në shumë se 100 police. Pozita ka vendosur që të premten natën të mbajë një seancë klandestine dhe ta fillojë zhbërjen e shtetësisë së Kosovës”, ka thënë zyrtarja e AAK’së, transmeton Gazeta Fjala.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/%e2%80%8bdonika-kadaj-bujupi-opozita-nuk-u-lejua-te-merrte-pjese-ne-seance-nga-policia/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala