Banorët rregullojnë rrugët e papërfunduara nga Komuna e Prishtinës (FOTO)

Një rrugë që Komuna e Prishtinës kishte nisur ta ndërtonte para disa kohe, tashmë e kanë marrë në dorë banorët e fshatit Shkabaj
Për shkak se kompania kontraktuese e Komunës së Prishtinës ka lënë në gjysmë punimet e rrugës në fshatin Shkabaj, të Komunës së Prishtinës, është dashur që qytetarët ta marrin përsipër përfundimin e saj.
Këta banorë disa herë janë ankuar në Komunë për lënien në gjysmë, të ndërtimit të rrugës.