​Arrestohen se vodhën 12.90 euro‏

Autori:Avdyl Pajaziti

Tre të dyshuar janë arrestuar dje në Ferizaj pasi që të njëjtit dyshohet se kanë vjedhur 12.90 euro në një dyqan.

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur në rrugën e “Reçakut” ku të dyshuarit kanë depërtuar me forcë brenda një lokali ushqimor, ku kanë vjedhur disa para të metalit (12.90 euro).

Me vendim të prokurorit dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i tretë për shkak të një urdhërese të mëhershme të lëshuar nga gjykata, është dërguar në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Lipjan

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/%e2%80%8barrestohen-se-vodhen-12-90-euro%e2%80%8f/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala