Armend Zemaj e quan klanore e klienteliste qeverisjen e AAK’së në Deçan

Deputeti i LDK’së, Armend Zemaj, e ka akuzuar pushtetin në Deçan se po punon duke shkelur ligjet. Derisa ka thënë se kjo komunë po qeveriset në mënyrë klienteliste e klanore.
“Neve nuk ndalemi, punojmë. Qeverisja në Komunen e Deçanit një qeverisje klienteliste, klanore dhe e cila nuk respekton pothuajse asnjë dispozite ligjore. Takim pune me asamblistet e LDK-së në Deçan”, ka shkruar Zemaj.
Komuna e Deçanit udhëhiqet nga Rasim Selamaj i AAK’së.