​Aksident në Klinë, treni shkel për vdekje një të moshuar [FOTO]

Autori:Gazeta Fjala

Një fatkeqësi tjetër është shkaktuar nga treni në Klinë

Një 60 vjecar ka vdekur si pasojë e shkeljes nga treni në Klihnë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj, për Gazetën Express.

“Policia e Kosovës pranë DRP Pejë, me datën 09.11.2015 rreth orës 09:22, është njoftuar për aksidentin në komunikacionin rrugor, i cili ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e kombit” në vendkalimin e rrugës ku kryqëzohet me hekurudhën e trenit në Klinë.

Njësitë policore të Njësitit rajonal të komunikacionit rrugor si dhe ato të Stacionit policor Klinë kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes kanë marrë pjesë edhe njësitë tjera, prokurori i Krimeve të Përgjithshme në Pejë, së bashku me hetuesit janë në vendin e ngjarjes duke bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes.

Nga të dhënat e para të hetuesve mësohet se treni i udhëtarëve ishte në lëvizje nga Klina në drejtim të Pejës dhe gjatë lëvizjes ka goditur shtetasin e Kosovës R.G. (1955),i cili ka mbetur në vend pa shenja jete sipas konstatimit të mjekut kujdestar.

Hetimet policore nën autorizimin e prokurorit shtetit kanë nisur hetimet drejt zbardhjes së rastit të këtij aksidenti i cili ka rezultuar me humbjen e jetës së viktimës R.G.

Rasti do të procedohet në Prokurori për të ndërmarrë veprimet e mëtejme procedurale”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/%e2%80%8baksident-ne-kline-treni-shkel-per-vdekje-nje-te-moshuar-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala