Zyrtarja e BE-së porosi Haradinajt: Plotëso kushtet për vizat dhe puno me opozitën

Autori:Gazeta Fjala

ziv_1505385713-7575982

Drejtoresha e Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, Angelina Eichhorst ka takuar sot Kryeministrin Ramush Haradinaj.

Në faqen e facebookut të  Zyrës së Bashkimit Europian është publikuar në formë të përgjithësuar përmbajtja e bisedës që kjo zyrtare ka zhvilluar me shefin e Qeverisë së Kosovës.

Brukseli i kërkon Haradinajt  që të implementojë MSA’në, që të plotësojë kushtet për liberalizimin e vizave dhe që të punojë me opozitën siç thuhet për të mirën e popullit. Në këtë postim të shkurtër nuk përmendet në mënyrë eksplicite miratimi i demarkacionit, që është njëri nga kriteret e fundit për heqjen e vizave.

“BE është këtu për ju” citon zyra e BE’së zyrtaren e Brukselit.

Ndryshe, në takimin e parë të Ramush Haradinajt dhe Shefes së zyrës së BE’së është diskutuar edhe rreth prioriteteve që BE ka në raport me Kosovën. Apostolova ka thënë se këto prioriorite BE do t’ia prezantojë me shkrim Qeverisë së re.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/zyrtarja-e-be-se-porosi-haradinajt-ploteso-kushtet-per-vizat-dhe-puno-me-opoziten/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala