Zyrtari i burgjeve në Rusi, akuzohet për keqpërdorim

Autori:Gazeta Fjala

article-2344433-1A65E557000005DC-880_964x639-650x358

Komiteti Hetues i Rusisë e ka akuzuar zëvendësshefin e Shërbimit Federal të Burgjeve, Oleg Korshunov, për keqpërdorim të afro 2.7 milionë dollarëve.

Ky komitet ka njoftuar sot se Korshunov, i cili ishte person përgjegjës për shërbimet e kontraktorëve, është akuzuar se i ka aranzhuar dy kontrata qeveritare për blerje me çmime tejet të shtrenjta për naftë dhe ushqim.

U tha se shërbimi i burgjeve ka pësuar humbje financiare si pasojë e blerjeve.

Raportohet se Korshunov është arrestuar dje në një klub për jahta në rajonin e Moskës.

Komiteti Hetues i Rusisë tha se po vazhdon hetime për ato që mund të jenë “episode” të tjera të keqpërdorimit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/zyrtari-i-burgjeve-ne-rusi-akuzohet-per-keqperdorim/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala