Zyrtari i AKR-së: Kemi informacione që e kemi kaluar pragun

Autori:Gazeta Fjala

auto_auto_AKR-NIsma-780x43915699672011571237709-1-852x460

Koalicioni NISMA-AKR-PD në zgjedhjet parlamentare, të 6 tetorit, nuk ka arritur të kalojë pragun zgjedhor, duke marrë gjithsej 39 mijë e 495 vota, apo 4.96%.

Mirëpo, ky koalicioni po beson që ka arritur të kalojë pragun zgjedhor pas rinumërimit që iu është bërë disa vendvotime, e që kanë pasur probleme me formular e probleme tjera kryesisht teknike.

Sekretari i Përgjithshëm Aleancës Kosova e Re, Vesel Makolli tha për Telegrafin se pas rinumërimit të votave kanë informacione se koalicioni NISMA-AKR-PD, ka arritur të kalojë pragun zgjedhor.

“Kemi informacione të besueshme që është kaluar pragu, janë gjetur një sasi e madhe e votave të cilat në një farë forme na u kanë tjetërsuar neve, janë qindra vota. Andaj pragu është kaluar”, pohoi Makolli.

Ai tha se deri tani nuk kanë pasur ndonjë ofertë për bashkëqeverisje, dhe se më shumë kanë qenë të fokusuar te rinumërimi i votave. Megjithatë ai shtoi se mirëpresin deklaratat e LDK-së, ku kanë pohuar se AKR duhet të jetë pjesë e parlamentit.

“Edhe ne besojmë se do të jemi pjesë e parlamentit”, tha ai

Po ashtu, edhe nga NISMA Socialdemokrate kanë pohuar se pragu zgjedhor është kaluar dhe se për këtë po e presin konfirmimin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/zyrtari-i-akr-se-kemi-informacione-qe-e-kemi-kaluar-pragun/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala