Zyrtarët me pagat më të larta në Kosovë

Autori:Gazeta Fjala

paraa

Në Kosovë nuk janë krerët e shtetit ndër zyrtarët më të paguar në vend. Pagën më të lartë se të Kryeministrit, Presidentit e kryetarit të Kuvendit e kanë disa zyrtarë të ndërmarrjeve publike.

Disa nga ta pagën e kanë deri në 5 mijë euro. Kurse, shefi i qeverisë aktualisht pagën e ka 1 mijë e 443 euro.
Brand Cialis purchase

 Drejtori i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (Trust), Adrian Zalli mbetet zyrtari më i paguari në vend.

Red Viagra purchase
Ai vazhdon të marrë pagën mujore 15 herë më të lartë se paga mesatare në vend. Zalli pagë mujore merr 5 mijë e 213 euro ose 62 mijë e 567 euro në vit.

as Zallit, pagën më të lartë e ka Agron Mustafa, kryeshef ekzekutiv në Telekomin e Kosovës, i cili merr pagë mujore 4 mijë e 451 euro.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) merr pagë mujore 4 mijë e 301 euro ose 51 mijë euro pagë vjetore, shkruan Gazeta Monitor.

Pas guvernatorit prin drejtori i menaxhues në Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP) i cili fiton 3 mijë e 979 euro në muaj ose pagë vjetore 47 mijë e 749 euro.
Keq nuk qëndron as Sejdi Hoxha, kryeshef i Postës së Kosovës, i cili merr pagë mujore 3 mijë euro.

Kurse drejtori menaxhues i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) Arben Gjukaj ka pagë mujore 2 mijë e 413 euro.

Ndërkaq, krerët e shtetit të Kosovës kanë pagat më të ulëta krahasuar me udhëheqësit e këtyre agjencive dhe ndërmarrjeve.

Presidennti i Kosovës, Hashim Thaci,  merr pagën mujore 2 mijë e 800 euro, kurse kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli 2 mijë e 724 euro.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, aktualisht pagën e ka 1 mijë e 443 euro.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/zyrtaret-me-pagat-me-te-larta-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala