ZYRTARE: Ky është trajneri i ri i Real Madrid

Autori:Gazeta Fjala

merlin_138716301_7655ceb3-fb5e-4354-821a-bfad8d475786-articleLarge

Tifozët madrilen ditën e hënë kanë marrë lajmin më të mirë të mundshëm pas krizës së madhe që e ka kapluar kampin në Madrid, shkruan Gazeta inFokus.

Ish trajneri, Zinedine Zidane, është rikthyer për ta udhëhequr skuadrën e Real Madridit.

Ish-kampioni i botës me Francën ka arritur marrëveshje me klubin mbretëror për një rikthim të bujshëm, duke larguar nga banka Santiago Solarin.

Ai ka nënshkruar kontratë me Realin deri në vitin 2022, teksa synimi është që klubi të ketë një stinor krejt ndryshe vitin tjetër.

Kujtojmë së Zidane më Reali arriti ta fitojë tri herë rresht Ligën e Kampionëve./Gazeta inFokus/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/zyrtare-ky-eshte-trajneri-i-ri-i-real-madrid/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala