Zyrtare: Dortmund merr vendim për Dembelen, befason të gjithë

Autori:Gazeta Fjala

hd-ousmane-dembele-borussia-dortmund_18nqeygg14m61r3lbaeonk3p1-1

Borussia Dortmund e ka suspenduar Ousmane Dembelen

Ylli i ri francez, Ousmane Dembelen ka marrë një goditje nga Borussia Dortmund. Klubi gjerman e ka suspenduar  lojtarin, i cili po kërkon që të transferohet te Barcelona.

Dembelen gjatë kësaj jave kishte braktisur stërvitjet e klubit gjerman, si shenjë revolte për mos shitjen te skuadra e Barcelonës. Por, kjo i ka kushtuar.

“Borussia Dortmund ka vendosur të vazhdojë pezullimin e lojtarit Ousmane Dembele nga stërvitjet e ekipit të parë deri në njoftimin e radhës”, thuhet në njoftimin e Dortmundit.

Mbetet të shihet nëse Dortmund do ta shes Dembelen në Barcelonë, apo do ta mbajë në klub të paktën edhe një vit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/zyrtare-dortmund-merr-vendim-per-dembelen-befason-te-gjithe/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala